Ngjarjet, deklaratat apo kundërdeklaratat e kohëve të fundit, më bënë të arsyetoj dhe ta gjykoj të nevojshëm shprehjen e opinionit tim modest, për një temë të ndjeshme, por jo vetëm thjesht të ndjeshme, siç është ajo e çështjes kombëtare. Nacionalizmit. Fjalë e “frikshme” për disa, veçanërisht për fqinjët veriorë, lindorë dhe jugorë. Armë në duart e disa “shqiptarëve” të opozitës, dhe opinionistë pranë saj, me të cilën duan të “terrorizojnë” opinionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar me kinse “rrezikun” që po shfaqet në horizont, dhe që quhet Nacionalizmi shqiptar.
Shumë prej këtyre shkruesve apo folësve, na sugjerojnë që të jemi patriotë, por jo nacionalistë… Për të qartësuar qëndrimin tim, por edhe për të qenë më transparent me opinionin publik, dua të them që në krye të herës se unë jam nacionalist. Po përse nacionalist dhe jo patriot mund të pyesë me të drejtë dikush!?…
Atëherë po shtjelloj në vijim mendimin tim, të cilin e shpreha hapur edhe në konferencën e 15-të të Shoqatës Atlantikut, në prezencë të përfaqësuesve të shumë shteteve të tjera, por e rëndësishme është që ishin prezentë edhe përfaqësues grekë, serbë, maqedonas etj.
Fjala patriot etimologjinë ose zanafillën e saj në shqip e ka nga fjala “patrie” (fr.), që do të thotë Atdhe. Shpreh bindjen se shumica dërrmuese e shqiptarëve e duan Atdheun. Por, atdheu, thjesht si tokë, pa njerëz, a do të kishte kuptim?! Atdheu ynë, për shkak të ngjarjeve politike dhe rrethanave të pafavorshme historike, sot është i cunguar. Unë nuk shoh asnjë arsye apo faktor bindës të më ndalojë të them me zë të lartë para kujtdo, këtë të vërtetë të dhimbshme, madje tragjike, që u ka ndodhur shqiptarëve! Ky atdhe i dashur dhe i shtrenjtë, fatkeqësisht nuk ka mundur t’i përfshijë në gjirin e tij të gjithë bashkëkombësit. Ai nuk ka mundur të jetë dheu i gjithë shqiptarëve. Por, me të drejtë ka qenë dhe është ëndrra e gjithë shqiptarëve. Pika e referimit. Nëna e dhembshur. Edhe pse larg saj fizikisht, shpirtërisht gjithmonë të lidhur pazgjidhshmërisht me të. Shqiptarët sot janë të ndarë në pesë shtete.
Fjala nacionalizëm, etimologjinë, ose zanafillën e saj në shqip e ka nga fjala “nation” (fr.), nacion, që do të thotë komb. Kombi, siç e ceka më lart, jeton në gjashtë shtete. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e duan kombin. Kombi janë njerëzit. Janë shqiptarët, të cilët kudo ku janë, flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat doke, apo zakone.
Kemi të njëjtat rite, si për të nderuar ata që ndërrojnë jetë, por edhe për të festuar lindjet, fejesat, dasmat. Pra jemi një nacion. Një komb. Nga ky këndvështrim, kemi të drejtë të shprehemi me zë të lartë që jemi nacionalistë, kombëtarë, thënë më qartë, njerëz që e duam kombin tonë! Kjo nuk duhet të frikësojë askënd. Unë jam nacionalist, pra kombëtar dhe e them me zë të lartë, pavarësisht se mund të mos i pëlqejë dikujt… Kombi janë njerëzit që jetojnë mbi dhé… por jo detyrimisht në të njëjtin vend, pra në një atdhe. Të paktën ne shqiptarët jemi të ndarë. Kjo nuk na ndalon që të duam dhe ndihmojmë motrat dhe vëllezërit tanë kudo ndodhen. Ky nuk është sakrilegj, përkundrazi është detyrim moral dhe kombëtar. Është thirrja e gjakut shqiptar, që të detyron të përkrahësh dhe ndihmosh bashkëkombasin tënd kudo ndodhet. Ashtu siç veprojnë të gjitha qeveritë dhe qytetarët e kombeve të civilizuara.
Natyrshëm lind pyetja, ç’kuptim ka atdheu pa kombin? Atdhe pa komb, nuk mund të ketë, sepse do të kishim thjesht një tokë me histori dhe varre, pa njerëzit?! Patriotizëm pa nacionalizëm!
Kurse kombi, njerëzit, janë pasuria më e madhe. Do të ishte ideale që kombi të ishte brenda kufijve të një atdheu, por fatkeqësisht ne shqiptarët nuk e kemi këtë fat. Këtu e shoh edhe ndryshimin ndërmjet atyre që dëshirojnë të quhen vetëm patriotë, dhe ne të tjerëve që jemi nacionalistë. Sepse nuk mund të duash thjesht dheun pa dashur njerëzit, kombin. Patriotët duan për definicion, vetëm këto 28 mijë kilometra katrore, duke mohuar kësisoj pjesën tjetër të atdheut, për konsekuencë, edhe të kombit.
Të gjitha këto që thashë më sipër nuk kanë pse frikësojnë askënd. Ne nuk kërkojmë që të ndryshojmë me dhunë, kufijtë ekzistues. Por nuk ka forcë në botë të na detyrojë që të mbyllim gojën, bile dhe të themi me zë të lartë që shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serisë, Malit të Zi dhe Greqisë, janë një komb. Janë shqiptarë. Ky nuk është nacionalizëm agresiv, ose ekspansionist. Përkundrazi ky është nacionalizëm identifikues, mbrojtës, paqtues, bile edhe pajtues, po, po pajtues!
Rruga e pajtimit dhe e mirëkuptimit kalon nëpërmjet njohjes dhe pranimit të të vërtetave të mëdha, të mohuara me kokëfortësi deri dje… dhe po u vazhdua në këtë rrugë, s’ka mirëkuptim.
Ne, shqiptarët e kemi ëndërruar lirinë. Sot e kemi. Pikësynimi ynë tashmë është Evropa. Të gjithë bashkë, si komb shqiptar. Nuk ka pse frikësohet askush nga bashkimi i shqiptarëve, në Bashkimin Evropian.
Nuk ka pse frikësohet askush nga ne. Nuk kanë pse shpikin armiq imagjinarë. Armiku është tjetri që të vë në rrezik ekzistencën. Ne, kë rrezikojmë?! Unë nuk kam parë dhe nuk pashë, as në manifestimet për 100 vjetorin, apo çka është më e rëndësishme, në paradën ushtarake, – pjesëtarë të Forcave të Armatosura që të këndonin në kor, këngë me tekste ku të kërkohej të vriteshin fqinjët tanë dhe me zorrët e tyre të bëheshin lidhëse për këpucët e ushtarëve! Kësi këngësh janë kënduar në parada zyrtare nga fqinjët grekë kundër shqiptarëve! Nuk kam parë dhe dëgjuar që të thuhet nga ne shqiptarët, se një shtetas fqinj është i mirë, kur është i vdekur. Nuk kam parë dhe dëgjuar që ne shqiptarët, të kemi djegur flamurin e një shteti fqinj. Këto i kanë thënë dhe bërë fqinjët maqedonas. Kurse ne, përkundrazi i kemi respektuar edhe më shumë se ç’mund ta kenë merituar. Politikanët dhe deputetët grekë nga ana tjetër kanë zhvilluar sistematikisht një veprimtari të ethshme politike në mbështetje të partive që përfaqësojnë minoritetin grek. Dhe ne përsëri jemi treguar tolerantë!…
Kam bindjen se po rikthej në vëmendjen dhe kujtesën e shqiptarëve fakte të para dhe dëgjuara nga të gjithë. Dhe për këto ndodhi të turpshme dhe tejet provokuese, sot e gjithë ditën nuk na është kërkuar falje… Kurse ne nuk kemi treguar asnjë shenjë armiqësie karshi fqinjëve, që sot çuditërisht na akuzojnë për nacionalizëm.
Për mua është lehtësisht i shpjegueshëm fakti se pse ne jemi kaq tolerantë dhe dashamirës me fqinjët edhe kur na “ngacmojnë”. Nacionalizmi ynë është human, nuk është nacionalizëm shovinist, revanshist, terrorist. Sepse të jesh terrorist do të thotë të heqësh dorë nga kompleksiteti i të qenit njeri dhe të futesh në udhën e çnjerëzores. Aty ku nuk ka më vend për marrëveshje, mirëkuptim, bashkëjetesë apo dashuri… Kurse ne, shqiptarët, jemi thellësisht njerëzorë.
Bazuar në këtë gjykim shpreh qartë mendimin se jam nacionalist, por kjo nuk përjashton dashurinë për atdheun, si pasojë mund të kemi edhe termin e Nacionalizmit-Patriotik. Brenda të cilit të përfshijmë dy dashuritë e mëdha për Atdheun dhe Kombin. Besoj dhe mirëkuptimin e fqinjëve, shteteve mike ose…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEEEJA.jpg)
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re