Presidentja e Republikë së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu me bashkëpunëtorë, ku tha se duhet vendosur një rregull që kufizon rritjen e pagave në sektorin publik, pasi që një gjë e tillë do të dekurajonte shpenzimet joproduktive dhe arbitrare.
Presidentja Jahjaga e falënderoi Min Zhu për punën që Fondi Monetar Ndërkombëtar po bën në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe të përkrahjes së sektorit fiskal dhe financiar në vend.
Jahjaga theksoi se për institucionet e Kosovës është shumë i rëndësishëm stabiliteti fiskal dhe në këtë kuadër tha se duhet vendosur një rregull që kufizon rritjen e pagave në sektorin publik, pasi që një gjë e tillë do të dekurajonte shpenzimet joproduktive dhe arbitrare. Ajo theksoi rëndësinë e investimeve në sektorin e prodhimit, pasi vetëm ashtu do të krijoheshin vendet e reja punës, do të kishte prodhim dhe eksport.
Presidentja Jahjaga me Min Zhu bisedoi edhe për sektorin e energjisë, ku shprehu qëndrimin se Kosova duhet sa më parë të fillojë ndërtimin e termocentralit të ri, për të përmbushur nevojat e vendit. Ajo theksoi se ndërtimi i kapaciteteve të reja prodhuese energjetike, do të zgjidhte një problem të madh infrastrukturor dhe do të shmangte një krizë të thellë ekonomike dhe sociale.
Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe punën që institucionet e vendit po bëjnë në ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale. Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me FMN-në, me qëllim të krijimit të një kornize të qëndrueshme zhvillimore, e cila do të tërhiqte investime të huaja dhe do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania