Disa femra të rritura janë akoma të virgjëra për arsye të ndryshme. Hajde të shikojmë se cila është frika e tyre.
Frika nga dhimbja
Nuk ka asnjë dyshim që akti i parë seksual është i dhimbshëm për një femër sepse çahet himeni. Disa femra ndjejnë një dhimbje më të madhe, ndërkohë që të tjera ndjejnë një dhimbje me një intensitet më të vogël – por të gjitha kanë frikë përpara se të bëjnë seks për herë të parë për shkak se dhimbja fizike nuk mund të evitohet.
Femrat e reja të cilat kanë një frikë më të fortë lidhur me këtë gjë mund të kenë probleme të rënda me partneret e tyre, sepse shpifin njëmijë shkaqe për të shtyrë momentin e duhur për seks, duke evituar në këtë mënyrë penetrimin.
Ose siç thoshte një psikolog i njohur: “Frika nga dhimbja ndalon femrën të marrë vendime për çfarë i përket lidhjes seksuale, duke e shtyrë atë për një kohë të palimituar. E pranon verbalist, por kur partneri i bën avance, ajo bëhet kapricioze, e pa vendosur dhe negative”.
Frika ulë edhe fortësinë e penisit gjatë ereksionit
Në rastin kur akti i parë seksual është i shtyrë për një kohë të gjatë, pavarësisht se e reja është mjaftueshëm e pjekur të bëjë seks duke qenë në marrëdhënie serioze dhe mjaft të madhe për sa i përket moshës, kjo gjë mund të provokojë probleme serioze.
Frika e tepërt mund të provokojë dhimbje edhe më të mëdha sesa zakonisht atëherë kur një femër humb virgjërinë sepse ajo është shumë e sigurt se nuk mund të evitojë këtë ndjenjë negative.
Frika dhe dhimbja përpara përpjekjes së penetrimit të vagjinës frikëson gjithashtu edhe partnerin i cili mund të ketë vështirësi në mbajtjen e ereksionit, çfarë do të thotë se akti seksual është i ndaluar dhe shtyrë për shkak të një eksperience negative.
Frika e fortë mund të provokojë edhe vaginism, më saktë kontraktimin e muskulaturës përreth vagjinës atëherë kur penisi prek zonën.
Arsye psikologjike
Me siguri, arsyet nuk janë vetëm të natyrës fiziologjike. Ato përfshijnë, gjithashtu, trauma nga fëmijëria, siç mund të jetë abuzim kur instalon frikën për seksin mashkullor.
Në këtë mënyrë, e reja nuk ka besim të mjaftueshëm në partnerin e saj për të humbur virgjërinë me të.
Një arsye tjetër mund të jetë edukata konservatore kur e ëma e ka mësuar të bijën të presë martesën përpara se të humb virgjërinë. E reja mund të ketë në këtë mënyrë ndjenja të forta faji të cilat e bëjnë që të presë, çfarë bën që marrëdhënia me mashkullin të jetë shumë e komplikuar.
Një arsye tjetër mund të jetë edhe besimi i ulët në vetvete, sa i përket pamjes fizike. Disa kanë frikë nëse mashkulli do ti pëlqejë kur ato janë të zhveshura lakuriq.
Duke pasur parasysh këto dhe shumë gjëra tjera, një e re mund të zhvillojë “antipati” për seksin.
Një diskutim i hapur të ndihmon shumë
Femrat të cilat kanë frikë të humbin virgjërinë janë të këshilluara të mbajnë një diskutim për çfarë i shqetëson dhe i krijon frikë.
Të parët me të cilët duhet të fillojnë të flasin janë prindërit, shoku më i mirë ose edhe një i afërm tek i cili kanë besim. Në raste tjera, këshillohet konsultimi me një specialist në psikoterapi ose terapi seksuale.
Në qoftë se femra është shumë e re, partneri i saj duhet të marrë pjesë në terapi, gjithashtu.
Kjo pasi që, në disa raste, meshkujt, me një taktikë të gabuar dhe të padurueshëm, janë fajtorë për provokimin e shumë problemeve të rënda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Racat më të mira të qenve për banesën: Atyre nuk u bien qimet, nuk lehin dhe duan të flenë
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët