Ministri i Financave, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka sqaruar për media vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për shqyrtimin e mundësisë për faljen e borxheve të personave fizik dhe juridik, ndaj institucioneve shtetërore dhe ndaj ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës, deri më 31 dhjetor 2008.
Ministri Hoti e ka cilësuar të rëndësisë kapitale këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, duke e falënderuar kryeministrin për mbështetjen dhe ministrat tjerë për aprovimin.
“U pajtuam që të krijojmë një komision, i cili do të shqyrtoj mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndaj ndërmarrjeve publike, deri më 31 dhjetor 2008. Viti 2008 normalisht është vit i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës, është shpallja e pavarësisë, Kushtetuta që është aprovuar në vitin 2008, kanë përfunduar ligjet e UNMIK-ut dhe kanë filluar të funksionojnë ligjet e Republikës së Kosovës. Ne po e shohim që është e nevojshme që të kemi një fillim të ri tani edhe me Qeverinë e re, por të kemi edhe një shkëputje edhe prej të kaluarës, dhe të merremi edhe me të ardhmen”, tha ministri Hoti.
Ai theksoi se janë bërë vlerësimet paraprake për borxhet që bizneset dhe qytetarët kanë ndaj ATK-së, doganave, tatimit në pronë, dhe borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina dhe ngrohje dhe se në afat prej një muaji ky komision do të del para Qeverisë me propozimin për nivelin e këtyre borxheve, dhe procedurat e mëtutjeshme për të legalizuar komplet këtë vendim në instancat e duhura të Republikës së Kosovës.
“Ne gjithashtu do të shqyrtojmë që pas 31 dhjetorit të vitit 2008, të shohim mundësinë që gjithashtu të falim edhe ndëshkimet edhe interesin për borxhet që qytetarët dhe bizneset nuk kanë paguar gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të kemi një fillim të ri, një perceptim të ri, për të bërit biznes dhe për jetë më të mirë në Republikën e Kosovës”, deklaroi ministri Avdullah Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri