LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë mëditjesh marrin zyrtarët kur udhëtojnë jashtë vendit (Dokument)

Ja çfarë mëditjesh marrin zyrtarët kur udhëtojnë jashtë vendit (Dokument)

Zyrtarët e institucioneve të Kosovës, si ata të Qeverisë, Kuvendit, Presidencës  dhe zyrtarë të tjerë gjatë udhëtimeve të tyre “zyrtare” marrin edhe mëditje të cilat shpeshherë janë të majme.

Në marrjen e mëditjeve nga udhëtimet prijnë zyrtarët e Qeverisë. Mëditjet për këtë institucion ndryshojnë varësisht prej shteteve në të cilat udhëtojnë.

Çështja e shpenzimeve të udhëtimeve zyrtare ishte rregulluar me një rregullore të UNMIK-ut, e cila nuk ka ndryshuar tani e 10 vjet. Në të janë përcaktuar kompensimet për mëditje për secilin vend të botës.


Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se do ta rishqyrtojnë edhe çështjen e mëditjeve që marrin zyrtarët e institucioneve.

“Do të ketë rishqyrtime dhe për mëditjet që merren, jemi duke i shkuar gradualisht, pasi diku janë të larta, e diku janë të ulëta”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” Ibrahim Rexhepi nuk mendon që duhet të rishqyrtohet shuma e mëditjeve.

Sipas tij, duhet të rishqyrtohet qëllimi i udhëtimit dhe numri i personave që udhëtojnë.

“Nuk ka nevojë të rishqyrtohet niveli i mëditjeve për udhëtime jashtë vendit, por arsyeja e udhëtimit, numri i njerëzve që udhëtojnë dhe efektet që sjellin këto udhëtime. Kjo qasje do të reduktonte shpenzimet për udhëtime, meqenëse, deri më tash udhëtimet e këtilla janë realizuar për qëllime turistike dhe për përftime individuale”, thotë ai për Telegrafin.

Sipas Rexhepit, pas çdo udhëtimit të zyrtarëve të institucioneve duhet të ketë raportime. /Telegrafi/
TARIFAT PER UDHETIM ZYRTAR JASHTE VENDIT SHQIP.xlsTARIFAT PER UDHETIM ZYRTAR JASHTE VENDIT SHQIP.xlsTARIFAT PER UDHETIM ZYRTAR JASHTE VENDIT SHQIP.xlsTARIFAT PER UDHETIM ZYRTAR JASHTE VENDIT SHQIP.xlsTARIFAT PER UDHETIM ZYRTAR JASHTE VENDIT SHQIP.xls

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori