LAJMI I FUNDIT:

Izraeli kurrë nuk do të harrojë çfarë ka shkruar Trump për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në memorialin e holokaustit (Foto)

Izraeli kurrë nuk do të harrojë çfarë ka shkruar Trump për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në memorialin e holokaustit (Foto)

Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar memorialin e holokaustit Yad Vashem, dedikuar 6 milionë hebrenjve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, ajo çfarë ka shkruar në librin e përshtypjeve, ka tejkaluar mesazhet e paraardhësve të tij, transmeton Telegrafi.

Trump kishte shkruar: “Është nder i madh për mua që kam qenë në këtë vend së bashku me miqtë e mi. Është e pabesueshme kurrë nuk do ta harrojë”.


Porosia e tij shumë e shkurt ngjante më shumë me shkuarjen në ndonjë park të lodrave, e jo në muzeun kushtuar viktimave të holokaustit, konsiderojnë shumë persona që kanë pasur rastin ta lexojnë mesazhin e tij.

Ky mesazh i shkurt i Trumpit shpjegon faktin se ishte duke u ngutur, pasi që vizita në Izrael ka zgjatur vetëm 27 orë, kurse ceremonia në korridorin e Yad Vashem ka zgjatur vetëm gjysmë ore.

Shumë njerëz kanë bërë dallimin mes mesazhit të tij të shkruar në librin e përshtypjeve me atë të Barack Obamës, i cili kishte mbushur një faqe në të cilën thuhet se “shpreh mirënjohje dhe admirim për punën e këtij institucioni që ruan kujtimet e një tragjedie që askush nuk guxon t’i harrojë dhe që në asnjë mënyrë nuk guxon të përsëritet”.

Në vitin 2013 kishte vizituar Yad Vashem ku kishte qëndruar për një orë, shkruan Ëashington Post, duke shtuar se ai kishte vizituar këtë memorial edhe më herët në vitin 2008, derisa ishte senator.

“Jam mirënjohës Yad Vashemit dhe të gjithë atyre që janë përgjegjës për këtë institucion të mrekullueshëm. Në kohën e rrezikut, premtimit dhe luftës, jemi të bekuar që mund të na shërbej si kujtesë se çfarë potenciali të rrezikshëm mund të ketë njeriu”.

“Fëmijët tonë duhet të vijnë këtu dhe ta mësojnë këtë histori, në mënyrë që të mos përsërit kurrë më. T’i kujtojmë ata që janë vrarë”, ka shkruar Obama. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori