Holanda e fuqishme, kryesuese e Bashkimit Evropian na dërgoi porosi: zgjidhje për krizën ose izolim dhe sanksione. Kjo letër, të cilën shefi i diplomacisë holandeze e dërgoi në adresë të liderëve të partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, duhet të kuptohet me seriozitet të madh vlerësojnë biznesmenët. Në ndërkohë, Banka Popullore dole me skenar pesimist, kriza ekonomike do ta zvogëlojë rritjen ekonomike në 1,6%, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.
Еkonomia në infuzion – biznesi kërkon zgjidhje!
Ekonomia tashmë ballafaqohet me probleme serioze të likuiditetit, ndërsa paralajmërimet për izolim të mundshëm të Maqedonisë do të jenë shkatërruese për ekonominë – vlerëson një pjesë e biznesmenëve pasi në adresë të katër liderëve politikë, Zaevit, Gruevski, Ahmetit dhe Thaçit arriti letra nga Holanda me porosi të fuqishme se kriza politike duhet të zgjidhet në pako me problemet e hapura, të cilat nuk janë zgjidhur.
“Nëse realizohet skenari më i zi, gjegjësisht izolimi eventual politik, e me këtë edhe financiar i vendit, kjo do të jetë shkatërruese për ekonominë. Atëherë edhe skenari pesimist i Bankës Popullore për rritje ekonomike prej 1,6% do të na duket se është optimist. Në fakt, ne tashmë i morëm sinjalet e para, gjegjësisht deklaratat e ambasadorëve se ka mundësi që faktori ndërkombëtar të ndërmarrë veprime që do të nënkuptojnë “izolim”. Këto porosi duhet të merren me seriozitet”, komentojnë një pjesë e biznesmenëve.
Rreziku nga izolimi i mundshëm politik dhe ekonomik i vendit nuk është llogaritur në prognozat e reja të ndryshuara për rritjen ekonomike, të cilat i publikoi Banka Popullore. Në fakt, BPM-ja njoftoi se sipas skenarit bazik, rritja ekonomike do të jetë 3,5 për qind, ndërsa sipas atij pesimist, rritja e PBB-së do të jetë 1,6%.
“Situata e këtillë do të ndikojë mbi investitorët, presim investime më të vogla të drejtpërdrejta të huaja dhe investime të zvogëluara vendore. Poashtu, priten lëvizje të pafavorshme në tregun e punës, dhe gjithsesi rreziqe për financimin e ekonomisë. E gjithë kjo shkakton pasoja siç është aktiviteti i zvogëluar kreditor, aktiviteti i zvogëluar eksportues, rritja më e vogël ekonomike, më pak vende të reja të punës”, deklaroi gvernatori, Dimitar Bogov.
Pikërisht në skenarin pesimist të BPM-së, i cili bazohet në rreziqet e brendshme-politike, nuk është llogaritur rreziku nga sanksionet e mundshme dhe izolimi eventual i vendit.
Në letrën e shefit të diplomacisë holandeze në mes tjerash potencohet se duhet urgjentisht të anulohet amnestia, PSP-së t’i mundësohet ta kryejë punën e saj deri në fund dhe potencohet se nuk ka as kushte minimale për zgjedhje të besueshme. Ministri holandez Bert Kunder, kërkoi nga liderët që urgjentisht të gjejnë dalje nga kriza politike në interes të stabilitetit të vendit, sepse në të kundërtën Maqedonia mund të ballafaqohet me sanksione.
„Marrëveshja e Përzhinës, të cilën e nënshkruan të gjithë liderët, duhet të respektohet dhe ky është pozicion i fuqishëm i BE-së. Nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos, Maqedonia do të ballafaqohet me pasoja serioze dhe sanksione. Zgjedhjet korrekte, demokratike dhe të besueshme janë pjesë kruciale e Marrëveshjes së Përzhinës, e cila nuk guxon të dështojë për ardhmërinë demokratike të vendit dhe ato duhet të përmbushen pa shtyrje të mëtutjeshme”, shkruan në letër.
Një pjesë e afaristëve thonë se ky skenar “i zi” i sanksioneve do ta kishte fuqinë shkatërruese të cunamit, pas të cilit vendi do ta kishte të vështirë të këndellet.
“Të përkujtojmë se më shumë se dy të tretat, ose 77% e eksportit që e kemi realizuar vitin e kaluar, është me vendet e BE-së. Investitorët më të mëdhenj, poashtu vijnë nga Bashkimi Evropian. Në sektorin bankar dominojnë brendet bankare evropiane. Financuesit tanë më të mëdhenj janë institucionet ndërkombëtare financiare evropiane”, komentojnë biznesmenët.
Tani edhe pa izolim, gjendja e ekonomisë nuk është e lakmueshme, firmat ballafaqohen me jolikuiditet kur ka vetëm krizë të brendshme politike, komentojnë nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
“Ekonomia ballafaqohet me probleme serioze të likuiditetit, e këtë më së shumti e ndjejnë firmat e vogla dhe të mesme. Problemet praktikisht nuk kanë ndryshuar, do të mblidhen pagesa të papaguara dhe pastaj biznesi do të heqë të zitë e ullirit duke u përpjekur që t’i arkëtojë pagesat. Madje kërkohet përkatësi ndaj ndonjë garniture të caktuar politike, akoma pagesat bëhet sipas këtij prioriteti”, thotë Menderes Kuçi nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Një pjesë e ekonomistëve tashmë paralajmëruan se vendi është duke hyrë në zonën e jostabilitetit ekonomik.
“Tashmë i ndjejmë pasojat nga kriza aktuale politike. Investimet e huaja janë në nivel shumë të ulët, ndërsa ngarkesa me borxh rritet vazhdimisht. Kriza politike pa dyshim do të çojë në rritjen e përqindjeve të kamatës, pastaj negativisht do të reflektohet në investimet vendore, e poashtu edhe në zvogëlimin relativ të kërkesës vendore, dhe e gjithë kjo do të shkaktojë rritje të saldos negative të llogarisë aktuale, e me këtë edhe të saldos së bilancit për pagesë, gjendje kjo e cila lehtësisht mund të na çojë në pozitë kur nuk do të mund të realizohen pagesat”, thotë profesori universitar Sami Bislimi.
Për zgjidhjen e krizës politike, e cila tashmë e merr tatimin e saj edhe në ekonomi, do të kyçet edhe i dërguari special gjerman, Johanes Hajndël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Moti për pesë ditët e ardhshme
Gjeti dy vëllezërit e vdekur në banesë, flet kryeplaku i fshatit: Dera ishte e mbyllur, u ngjita me shkallë nga dritarja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet