Ivica dhe Marica
Përralla e gjermane, e përkthyer dhe përshtatur në gjuhët sllave me titullin “Marica dhe Ivica”, është shumë e njohur edhe në Serbi. Në Kosovë njihet si “Shpresa dhe Agimi”! Sidoqoftë, kjo përrallë ka një subjekt të thjeshtë, por të thurur bukur! Një dinakëri fëmijërore për t’u rikthyer në shtëpi, për mos me e humbë rrugën! Derisa përralla e lashtë na zgjon emocione pozitive, kjo për Ivicën dhe Maricën habitë!
Mënyra se si u rikthyen në shtëpi dhe në skenë, Ivica (Daçiç) dhe Marica (Marija Millosheviq) është sa e thjeshtë aq edhe e çuditshme! Me origjinalin ka edhe dallime, sepse Ivica edhe Marija në përrallën moderne serbe nuk janë vëlla e motër biologjikë! Por, ne nuk do të merremi me këto “imtësi”! Nëse shikohet nga dimensioni figurativ dhe politik, megjithatë na del të jenë “vëlla edhe motër”.
Ish-zëdhënësi i SPS-it, dikur me përkëdheli quhej “djali i Millosheviqit” në kuptimin figurativ dhe politik të fjalës. Ai e trashëgoi edhe në krye të partisë, e cila nën udhëheqjen e Millosheviqit ishte një parti nacional-socialiste, ndërkaq nën udhëheqjen e Ivicës pretendonte të jetë reformuar në parti eurosocialite.
Ai e adhuronte publikisht “babanë” e vet politik. Thuaj, zëdhënës i Sllobodan Millosheviq-it dhe i ke thënë të gjitha. Në Serbi dhe jo vetëm atje do të kuptojnë menjëherë për kë e keni fjalën!
Sidoqoftë, ata u rikthyen në skenë, sikur në përrallë. Duket se fijet e storjes moderne të jenë thurur po aq me kujdes sa edhe të përrallës. Për të gjetur rrugën këta kishin hedhur “thërrimet” e parave dhe pushtetit! Shfrytëzuan pa kursim pasuritë që u la babai i tyre biologjik dhe politik! “Marica” dhe Marko, fëmijët biologjikë të të akuzuarit për krime lufte, duket se janë shumë të pasur dhe të privilegjuar. Ata mendohet të jenë bilionerë! Kur u arrestua Sllobodani, ata bashkë me mamanë e tyre ideologe, nga familja e njohur e markoviqëve, ikën në Azerbejxhan dhe në Rusi.
Atje u morën nën mbrojtje dhe vazhduan biznesin e tyre. Ndërkohë që Ivica e riorganizoi partinë duke e kthyer timonin nga Evropa, bashkë me retorikën e re eurosocialiste. Ai erdhi në pushtet si pjesë e konjukturës proeuropiane. Sa më tepër që konjuktura hezitonte, ai forcohej. Kështu, ai u rikthye në pushtet. Fillimisht si ministër i punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministër, e tash edhe si kryeministër!
Perëndimi po e pranonte sërish nacional-socializmin serb. Po i jepte edhe një rast! Kur ish-zëvendësi I Vojvodës Sheshel, të akuzuarit tjetër të Hagës, Tomisllav Nikoliq, u zgjodh president, partitë demokratike kaluan në opozitë. Partnerët e vjetër, të cilët dikur e kallën ish-Jugosllavinë, sërish u bënë bashkë. Por, pasi Ivica erdhi në skenë, drama nuk do të ishte e plotë pa Maricën. Për here të parë, Marija, bija luftarake e ish-presidentit serb Millosheviq, u shfaq ne mediat serbe pa asnjë kompleks dhe filloi të arsyetojë dhe rilegjitimojë politikën e babait të sajë. Aktivizimi I Marijës lidhet me koalicionin. Mobilizim i radhëve për të shfrytëzuar rastin e ri!
Maria Millosheviq deklaroi pa më të voglin dyshim në fjalët e saj se “Sllobodan Millosheviqi ishte njeri i paqes! Ai ishte superior në gjithçka dhe se kjo ngjallte xhelozi te të tjerët”!
Emri i Marias dhe vëllait të saj biologjik, Markos, është përfolur në opinion si drejtuesit realë të nëntokës serbe në kohën e sundimit të babait të tyre. Nacionalistët, socialistët dhe mafia në një projekt, që aq sa bie erë pragmatizëm po aq edhe krime lufte dhe krim i organizuar!
Askush nuk reagoi seriozisht. Mendoj se arsyet e (mos)reagimit të opinionit serb janë së paku dy:
konsiderohet normale se ajo ende e adhuron babanë e saj. Edhe ata që nuk pajtohen, përpiqen të kuptojnë. Ajo ishte femra me revole, e cila ishte treguar “burri” i vetëm në atë shtëpi-rezidencën kur ishte rrethuar babai i saj nga forcat e policisë serbe dhe pritej arrestimi i tij.
Por, arsyet nuk janë vetëm biologjike. Arsyet janë edhe politike. “Djali politik” i Sllobodan Millosheviqit aktualisht është edhe kryeministër i Republikës së Serbisë. Ai pritet të jetë negociatori kyç. Nacionalistët serbë, përkundër rezervave që mund të kenë ndaj Millosheviqit, tashmë Ivicën e kanë letrën e vetme.
Kjo në fakt duhet të ketë krijuar hapësirën për vajzën e përkëdhelur që të shprehë vizionin e (babait të) saj për të ardhmen, por edhe të bëjë një kthim koke prapa në histori duke e përshkruar atë me ngjyrat rozë të syzave të sajë. Ajo mendon se babai i saj është keqkuptuar nga perëndimi!
E çka hyn këtu Marica? Si me e bë përrallë këtë punë? Marija thotë se babai i saj nuk paska bërë asgjë më shumë se të tjerët. Kishte mbrojtur serbët në një luftë të nisur nga kroatët dhe boshnjakët. Kishte mbrojtur Serbinë nga Shqipëria e Madhe. Pra, ndërrim thelbësor I tezave fillestare, kur nacionalizmi serb dhe projekti I “Serbisë së Madhe” konsiderohej shkaktarë i luftërave të përgjakshme në Ballkan dhe Millosheviqi konsiderohej iniciatorë dhe ekzekutues i këtij projekti me ideatorë nga ASSHA. Para se të vinte Ivica në pushtet, faji pak a shumë pranohej në heshtje, madje edhe u kërkua falje nga disa vende të Ballkanit për krimet serbe. Tash po bëhen përpjekje për rishqyrtim.
Marija shprehet e shqetësuar se dezintegrimi i Serbisë ende nuk ka përfunduar, sepse krizat e radhës, si paralajmëron ajo, do të jenë Vojvodina dhe Sanxhaku.
Serbia mbrohet jashtë saj, sepse kështu homogjenizohet. Kjo është edhe strategjia e tij dhe strategjia e babait të tyre bio apo politik.
Ivica, dhe tash së voni Marica, po e rrahin telin e rrezikut, për Serbinë, për ekzistencën e saj! Tashmë nuk mjafton ndonjë incident, qoftë me shishe apo dëme fushe. Viktimë përpiqet të nxirret Serbia. Jo se Serbia nuk ishte viktimë e udhëheqjes së saj nacional-socialiste, por se ajo tashmë përpiqet të nxirret si viktimë e popujve dhe vendeve të Ballkanit të cilët me sakrifica të mëdha dhe çmim tepër të lartë mezi u çliruan nga kthetrat e saj.
Etnonacionalizmi serb, me konjukturën e re, me tandemin Nikoliq-Dacic, sërish e muar komponenten nacional-socialiste! A po kthehen vetëm njerëzit dhe simbolet e një strategjie të frikshme serbe për Ballkanin, apo po kthehet edhe loja nga fillimi? A po kontestohet gjithçka që u arritë në Bosnje, Kosovë, Maqedoni? Përse Ivicës i duhet Marica për të kontestuar se dreqi nuk është krejt i zi dhe engjëjt nuk janë krejt engjëj?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos