LAJMI I FUNDIT:

Itali, humb jetën nëna shqiptare – shpëton fëmija

Itali, humb jetën nëna shqiptare – shpëton fëmija

Aksident tragjik në rrugët e Italisë, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht fëmija i saj katër muajsh.

News24 raporton se Silvana Mullisi është emri i viktimës që gjeti vdekjen pas përplasjes së automjetit të saj tip ‘Fiat’ me një kamion që vinte nga Zvicra.

Aksidenti ndodhi pranë Domodossoles. Nga hetimet e para policore dyshohet se nënën e re mund ta ketë zënë gjumi në timon dhe kjo ka shkaktuar devijimin e automjetit të saj në drejtimin e kundërt dhe për pasojë përplasjen me kamionin. /Telegrafi/