Poezi nga: Friedrich Holderlin (1770-1843)
E përktheu: Kristë Shtufi
Eja tani, o zjarr!
Jemi të etur
Ta shohim ditën,
Dhe kur sprova
Kalon nëpër gjunjë,
Ndokush mund ta dëgjojë uturimën e pyllit.
Por, ne këndojmë që ai larg nga Indusi
Ka mbërritur dhe
Nga Alfeu, qëmoti
Atë që është e përshtatshme ne kemi kërkuar,
Jo pa flatra mund
Të valëvisim gjërat e afërta
Drejtpërsëdrejti
Dhe të kalojmë te ana tjetër.
Por, këtu duam të ndërtojmë.
Sepse lumenjtë e bëjnë të punueshme
Tokën. Kur pikërisht bimët rriten
Dhe përskaj tyre ecin
Në verë kafshët ujë për të pirë,
Atëherë edhe njerëzit do të shkojnë te ato.
E këtë ata e quajnë Ister.
Bukur banon ai. Gjethet në lisa digjen,
E dridhen. Egër qëndrojnë
Të vendosura ato, njëra pranë tjetrës; mbi to
Si një masë e dytë del
Kulmi shkëmbor. Prandaj, nuk
Habitem unë, jo, pse ai
Herkulin mysafir e ka ftuar,
Duke ndritur prej larg, nga Olimpi teposhtë,
Për shkak se ai, për vete në kërkim të hijes
Nga Istmosi i nxehtë erdh’,
Sepse plot e përplot trimëri ishin
Në atë vend ata, por, për shkak të shpirtrave,
Nevoja është për freski gjithashtu. Kjo është pse ai zgjodhi më parë
Të vinte te këto burime uji këndej dhe brigje të verdha,
Me aromën e tyre endur majave, dhe të zeza
Nga pylli i pishave, aty ku në thellësi
Një gjahtar me kënaqësi bredh
Në mesditë, dhe ku mund të dëgjohet rritja
E pemëve rrëshinore të Isterit,
Por, ai duket thuajse
Sikur ecën së prapthi dhe
Do thosha se ai duhet të vinte
Nga lindja.
Shumëçka mund
Të thuhej për të. E pse u varet ai
Aq thiktë brigjeve? E tjetri lum,
Rajna, anës ka
shkuar. Jo më kot
Lumenjtë rrjedhin tokës së thatë. Por si? Krejt çka duhet është një shenjë
Asgjë tjetër, e qartë dhe e thjeshtë, që sjell në mendje
Diellin dhe Hënën, pandashëm,
Dhe shkon rrugës së vet, ditë e natë, dhe
ata qiellorët do ta ndjejnë ngrohtësinë e njëri-tjetrit.
Ja përse lumenjtë janë gjithashtu
Gëzimi i Më të Lartit. Sepse si ndryshe do të zbriste Ai
Poshtë? Dhe si Herta e gjelbër,
Janë ata bij të qiellit. Por, tepër i durueshëm
Me duket ky këtu, jo
I lirë, dhe gati për t’u shpotitur. Sepse kur
Në rininë e tij,
I vjen dita të nisë
Të rritet, dikush tjetër, Rajna, atje tashmë
E shpalos lavdinë e tij më lart, dhe si mëz
Kërcëllin dhëmbët duke kafshuar frerin, e shumë larg dëgjohet
vrapi i erërave,
Ndërsa ky qëndron i kënaqur;
Por, shkëmbi ka nevojë për gdhendje
E toka për brazda,
Ndryshe do të ishte e pabanueshme, pa pushim;
Por, çfarë bën ai lum,
askush nuk e di.
Shënim: Himnit ose poezisë së poetit gjerman Friedrich Hölderlin (1770-1843) mbi Isterin – emër ky i lashtë për lumin Danub – filozofi i famshëm gjerman Martin Heidegger ia kushtoi një vepër të terë, duke shqyrtuar në këtë kontekst temat si poezinë, politikën, banimin njerëzor, tragjedinë greke etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

“Diçka po lëviz nën sipërfaqe": Çfarë zbulojnë “fantazmat” e fshehura brenda kryeveprave të pikturës!
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?

KUR U KTHEVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri