LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i ndalon plusin e matematikës

ISIS-i ndalon plusin e matematikës

Dy vjet pasi militantët e Shtetit Islamik (ISIS) pushtuan Raqqan dhe një numër të madh të qyteteve siriane, ata ia dolën që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit në çdo aspekt të jetës në këtë qytet.

ISIS-i ndryshoi institucionet shoqërore, arsimore dhe kulturore. Për t’i bërë këto ndryshime organizata terroriste përdori forcën dhe shpesh u thirr në Islam për këto ndryshime.

Sektori i arsimit në territoret e ISIS-it konsiderohet se ka ndryshuar më së shumti, për dallim nga plan programet arsimore të shteteve fqinje. Ndryshimi më i madh është bërë në lëndën e matematikës, shkruan Newsweek.


ISIS-i ka hequr simbolin e njohur ndërkombëtar të matematikës për mbledhjen e numrave. Plusi (+) është zëvendësuar me shkronjën z.

Arsyeja e heqjes është se shenja + simbolizon kryqin, i cili është përdorur si simbol i krishterimit: Përdorimi i shenjës plus (+) imiton të pafetë, prandaj është ndaluar, transmeton Koha.net.

Ndryshimi në arsim filloi në vitin 2014, kur nxënësve të moshës 12 deri në 15-vjeçare iu prezantua libri “Kitab al-Tawhid” nga studiuesi i famshëm islamik, Muhammad in Abd al-Wahhab, i cili njihet si themelues i Wahhabismit.

ISIS-i ka hequr pjesë të historisë së letërsisë arabe, duke mbajtur vetëm disa pjesë që i konsideron “të pranueshme”. ISIS-i konsideron se periudhat tjera të letërsisë arabe është letërsi e të pafeve.

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori