Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka konfirmuar ato që ka thënë edhe ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, se EULEX i ka dërguar në Beograd për t’i zgjidhur të gjitha rastet e krimeve të luftës në të cilat ishin të përfshirë të dyshuarit serbë. Ajo gjithashtu ka thënë se EULEX është kryesisht një mision politik
Bamieh ka deklaruar për gazetën serbe “Danas”, se edhe pse në EULEX nuk është marrë me krime lufte ka gjetur 400 raste, në të cilat serbët ishin paditur, por të cilët nuk ishin regjistruar.
“Unë e informova menaxhmentin dhe u krijua një ekip për t’i shqyrtuar ato raste. Atëherë nuk e dija se çfarë ndodhi me ato raste, sepse u ktheva në detyrat e mia të zakonshme në lidhje me krimin financiar. Pas një viti, bisedova me prokurorin e krimeve të luftës, i cili më tha se të gjitha rastet në të cilat serbët ishin të dyshuar ishin dërguar në Serbi për zgjidhje. Nuk mund ta kuptoja një vendim të tillë, sepse Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të merrej me ato raste”, ka treguar Bamihe, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, ish prokurorja Bamieh është e njohur se ka folur publikisht për korrupsionin në EULEX. Ajo e bëri këtë për herë të parë në vitin 2014. Dhe, që nga ajo kohë, ajo përpiqet të provojë pretendimet e saj, së pari në media, pastaj edhe në gjykatë, duke pasur parasysh se ajo paditi EULEX para gjykatës administrative britanike në Londër.
Bamieh thekson se krimet e luftës janë shumë të ndjeshme dhe se është e rëndësishme që të ketë pavarësi të plotë politike në zgjidhjen e këtyre çështjeve.
https://telegrafi.com/maria-bamieh-serish-flet-per-korrupsionin-ne-eulex/
“EULEX-i nuk ka treguar një pavarësi të tillë. Zëdhënësi i EULEX-it tha se një nga arsyet që çështjet u dërguan në Beograd ishte se ata kishin vetëm tre prokurorë të krimeve të luftës. Nëse ata do të donin të merrnin përsipër një fushë kaq të rëndësishme dhe emocionale të ligjit në të ashtuquajturin Mision i sundimit të së drejtës atëherë do të siguronin fonde të mjaftueshme për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto krime”, tha Bamieh.
Përndryshe, pas ish-prokurores Bamieh, edhe ish-gjykatësi i EULEX-it Malcolm Simmons foli për skandalet në EULEX.
Sipas letrës së Simmons të botuar nga mediat në Prishtinë, ai ishte dëshmitar i shkeljeve të ligjit në disa raste që dëshmonin se kishte një ndikim të paligjshëm në administrimin e drejtësisë në Kosovë.
Bamieh thekson se pajtohet me Simmons se EULEX është kryesisht një mision politik.
Sa i përket padisë së saj kundër EULEX-it në Gjykatën e Londrës, gjithçka u stopua për shkak të COVID-19, megjithëse, siç thotë Bamieh, gjykatat e tjera po punojnë edhe në kohë pandemie.
Maria Bamihe akuzoi shefat e saj të atëhershëm – kryeprokuroren Jaroslava Novotna dhe zëvendësin e saj Jonathan Ratel, për presion mbi të dhe bllokimin e hetimit të saj për vrasjen e trefishtë.
Ajo pastaj akuzoi kreun e EULEX-it për fshehjen e hetimeve të saj. Në dokumentet që ajo ua dha mediave thuhet se një nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë u la i lirë nga burgu nga gjykatësi hetues italian Francesco Florit pasi ai mori ryshfet prej 300,000 euro.
Prokuroria Themelore në Prishtinë zhvilloi një hetim kundër saj për shkak të pretendimit se ka abuzuar me pozitës zyrtare të ish-zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, Ilir Tolaj dhe Bujar Bukoshi.
Bamieh ka theksuar se Tolaj u përpoq të korruptojë gjyqtarin për të ulur dënimin e tij dhe se kishte prova për këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?