LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Shëndetësisë Vasili i “vë shkelmin” ligjit antiduhan

Ish-ministri i Shëndetësisë Vasili i “vë shkelmin” ligjit antiduhan

Nëse tymos duhan në një ambient publik gjobitesh me 50 mijë lekë të vjetra, por jo nëse je një politikan.

Por kur këtë ligj e shkel me të dyja këmbët një ish-ministër Shëndetësie atëherë ngjarja është edhe më e rëndë.

Deputeti i LSI Petrit Vasili është fotografuar në një event duke tymos një puro.

Ai jo vetëm ka shkelur ligjin antiduhan por ka zgjedhur një ndër duhanet më të rëndë për ta bërë këtë.