Banka private më e madhe turke “Türkiye İş Bankası” e njohur si İşbank, që nga viti 2012 ka hyrë në tregun Kosovar, duke ofruar shërbime të pakonkurrueshme krahasuar me ofertat e tanishme në tregun financiar në Kosovë.
İşbank është themeluar nga Mustafa Kemal Atatürk në vitin 1924 dhe tani për tani është banka e 122-të më e madhe në botë sipas rangimit që bëhet çdo vit nga revista “The Banker” dhe sipas kapitaleve të Klasit të 1-rë të bankës. İşbank, me strukturën e saj kapitale të qëndrueshme dhe raportet e larta të përfitimit, e ka mbajtur pozitën e vet të fuqishme dhe udhëheqëse duke arritur të jetë banka udhëheqëse në mesin e bankave turke.
İşbank i ka 1409 degë operative, prej të cilave 1354 janë vetëm në Turqi dhe 55 në vendet e tjera, kryesisht në vendet evropiane. İşbank i ka përafërsisht 25,157 punonjës në mbarë botën dhe është e përfaqësuar në Bursën e Londrës dhe Bursën e Stambollit.
İşbank synon të jetë banka më e parapëlqyer nga klientët, aksionarët dhe punonjësit, duke e mbajtur pozitën udhëheqëse, inovative dhe të besueshme si fuqi rajonale financiare. Ia vlen të përmendet që Kosova është zgjedhur vendi i parë në Ballkan për ta hapur një degë të tillë.
Duke e marrë parasysh nevojën për kushte më të mira në Kosovë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe korporatat të kenë qasje në financa dhe norma më të ulëta të interesit, Işbank është përgatitur për konkurrencë më të madhe në sektorin bankar.
Kështu që İşbank vjen me ofertën më mirë në treg për depozita, që aplikohet për shumat mbi 50,000EUR. Për depozitat me një afat kohor prej 1 viti norma vjetore e interesit është 1.60%, ndërsa norma efektive e interesit është 1.44%, për 2 vite, norma vjetore e interesit është 1.80%, ndërsa norma efektive është 1.62%. Për vitin e 3-të, norma e interesit është 2.20%, ndërsa norma efektive është 1.98%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite