Personi më i kërkuar në Kosovë, Enver Sekiraça, vazhdon të jetë i lirë. Muaj më parë ai ishte arratisur nga Irlanda, por tash është kthyer sërish atje.
Dublini ka refuzuar kërkesën e Prishtinës për ta ekstraduar Sekiraçën në Kosovë. I shumëkërkuari është në vëzhgim të policisë irlandeze, por nuk është i arrestuar.
Këtë e konfirmojnë edhe burime të gazetës “Express”, nga Ministria e Drejtësisë.
Institucionet e Kosovës nuk bëjnë publike asgjë në lidhje me vendndodhjen e Enver Sekiraçës, apo ndonjë detaj tjetër. Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë nuk duan të deklarojnë asgjë as në lidhje me një shkresë që shteti irlandez ia ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me kërkesën që ai të ekstradohet në Kosovë.
“Meqenëse ky rast është në procedurë e sipër, nuk jemi në gjendje t’iu ofrojmë informata shtesë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Astrit Kolaj.
Për të marrë më shumë informata në lidhje me rastin, gazeta ka kontaktuar edhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, por ai ka thënë se kjo është punë e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe se ai si ministër nuk ka asnjë informatë në lidhje me këtë person.
Por, Zyra për bashkëpunim juridik ndërkombëtar e Ministrisë së Drejtësisë nuk ka dhënë informata as për Drejtorinë për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Policinë e Kosovës.
Zëvendësdrejtori Fatmir Ahmeti tha për “Express” se ka shumë kohë që nuk kanë asnjë informatë nga Ministria në lidhje me të rejat për të dyshuarin Enver Sekiraça.
“Jo, te ne nuk ka ardhur asgjë zyrtare deri më tani”, ka htënë Ahmeti.
Ai drejton gishtin nga Ministria e Drejtësisë, si vendi më kompetent për të marrë përgjigje. Pasi që informatat nga kjo ministri janë të pakta, burime anonime shpjegojnë se Sekiraça tashmë ndodhet në Irlandë.
“Në shkresën e fundit që ka ardhur nga autoritetet irlandeze, përgjigjja është se Irlanda nuk do ta ekstradojë Enver Sekiraçën. Madje ata kanë deklaruar se as që do ta arrestojnë atë”, thotë burimi i “Express”.
Sipas këtij burimi, adresa e Sekiraçës në Irlandë dihet dhe ai as nuk është i arrestuar, por vetëm mbetet në vëzhgim nga policia e Irlandës.
Irlanda, edhe pse pjesë e Interpolit, nuk ka marrëdhënie bilaterale për ekstradim me shumë shtete. Të gjitha kontaktet për rastin e Sekiraçës, Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka bërë nëpërmjet Ambasadës së Irlandës në Hungari.
Emri i Enver Sekiraçës ndodhet në faqen zyrtare te Interpolit që nga viti 2007 dhe i njëjti përshkruhet si person i rrezikshëm mbi të cilin rëndojnë dyshime për shumë vepra të rënda penale. Ai akuzohet gjithashtu dhe për një sërë veprash të tjera penale, si anëtar i krimit të organizuar ndërkombëtar, abuzime seksuale, vrasje dhe plagosje.
Autoritetet policore të Kosovës janë në kërkim të Enver Sekariçës që nga viti 2007, pas vrasjes së policit Triumf Riza, në gusht të atij viti.
Në mediat irlandeze Sekiraça është përshkruar si “bosi i bosëve” për krimin e organizuar në Kosovë. Ndërsa sipas të dhënave të paraqitura në faqen zyrtare të Interpolit, Enver Sekiraça është i lindur me 18 nëntor 1973 në Prishtinë. Është i gjatë 1.83 centimetra, ndërsa kërkohet me dyshimin se ka kryer veprat penale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vjedhje, krime seksuale etj.
Fletarrestimi ndërkombëtar është lëshuar në vitin 2007, nga UNMIK’u.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!