LAJMI I FUNDIT:

Iracionaliteti i “presidentit” nervoz

Duke krijuar krizën institucionale me dalje nga qeveria, njeriu që deri dje ishte president, vendosi që vendin e vet ta vërë në rrezik të pasigurisë ekonomike e politike. Një sjellje e tillë quhet jolojalitet ndaj vendit.

Prishja e njëanshme e koalicionit nga ana e LDK-së në momentin më delikat për vendin dëshmon më së miri se lideri i saj e kishte pranuar qeverisjen me PDK-në për nevoja personale e jo për interes të shtetit. Duke parë rënien rapide të autoritetit të tij pas stigmës së shkelësit të Kushtetutës, i gjendur krejt në fund të pusit, Fatmir Sejdiu vendosi që ta bënte përpjekjen e fundit të mbijetesës politike. Ai thirri anëtarët e LDK-së në qeverinë e Thaçit që ta lëshojnë atë duke simuluar kështu qëndrimin e liderit të fuqishëm dhe kompetent në kohën kur partia e tij dhe ai vetë po përjetojnë një kaos të vërtetë. Ky ishte vetëm një blof i tij, i cili nuk ka gjasa që të mirëpritet nga mendjet e arsyeshme të LDK-së, që tashmë të lodhura nga makinacionet e Fatmir Sejdiut dhe të grupit rreth tij, në vend të blofeve dëshirojnë ndryshime radikale.

A ishte ky momenti më i mirë i LDK-së për të dalë nga koalicioni? Përgjigja është jo. Si PDK, ashtu edhe LDK, po të donin kanë pasur momente më të volitshme shumë më herët për t’u shkurorëzuar nga njëra tjetra. Atëherë kur kishte mundësi tjera të kombinimit dhe kur pasojat për vendin ishin më të vogla. Momenti i PDK-së ishte gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale kur LDK-ja po luante lojën hipokrite duke sulmuar qeverinë, në një kohë kur ishte vetë pjesë e saj. Ndërkaq, LDK-ja, edhe pse jo me arsye reale, kishte dy shanse më të mira se kjo e tanishmja për ta shitur blofin e vet politik. Këto ishin: rasti i bërjes publike të kasetës së Nazmi Bllacës si dhe ai i ndërhyrjes së Eulexit në qeveri. Në të dy rastet LDK kishte shanse shumë të mira që të përfitonte politikisht. Por ajo nuk mund ta bënte përfitimin pa dalë nga koalicioni qeveritar dhe pa e dorëzuar postin e presidentit. Edhe pse, sipas LDK-së presidenca ishte e drejtë ekskluzive e saj, pra jo pjesë e koalicionit, Fatmir Sejdiu nuk ishte i marrë t’i hynte aventurave që do t’i rrezikonin atij postin e të parit të vendit. Nuk bënte punë as kur për këtë thërriste njeriu më i fuqishëm i LDK-së dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Isa Mustafa.


Përkundrazi, Fatmir Sejdiu u tregua shumë energjik në mbrojtje të pozitës së vet së paku në dy raste kur pa se kolltuku po i luhatej seriozisht. Rasti i parë ishte loja e PDK-së nga Zanzibari dhe i dyti Iniciativa e 31 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta hedhur në Gjykatë Kushtetuese çështjen e posteve të dyfishta të presidentit. Në këto dy momente Fatmir Sejdiut nuk po i zihej vendi vend duke thirrur dhe kontaktuar njerëz të PDK-së dhe të partive tjera, të cilët do t’i ndihmonin për rebalancimin e karriges së luhatur. Ai ishte në gjendje që të ndërronte çdo ministër dhe zyrtar tjetër të qeverisë që do t’i propozohej nga kryeministri, vetëm e vetëm që të mos i prekej pozita e presidentit. Edhe me njerëzit e partisë së tij do të bënte çdo kompromis për ta siguruar mbështetjen e tipave më të zhurmshëm, siç ishin Lutfi Haziri dhe Bujar Bukoshi, të cilëve Sejdiu iu dha poste ministrore edhe pse asnjeri e as tjetri nuk kishin kurrfarë predispozitash për të qenë më të suksesshëm sesa pararendësit e tyre.

Pra, faktet flasin se vendimi i Fatmir Sejdiut për të dalë tani nga koalicioni është vendim tepër i vonë dhe që nuk mund t’i sjell ndonjë përfitim sinjifikant. Përkundrazi, kjo e bën më të dukshme pjesën e errët të personit që është në gjendje të sakrifikojë gjithçka: bashkëpunëtorët, bashkëqeverisjen trevjeçare e më në fund edhe shtetin për ta përmbushur një motiv të ngushtë personal. Duke krijuar krizën institucionale me dalje nga qeveria, njeriu që deri dje ishte president, vendosi që vendin e vet ta vërë në rrezik të anarkisë dhe të pasigurisë ekonomike e politike. Një sjellje e tillë quhet jolojalitet ndaj vendit. Në popull kjo quhet tradhti. Prandaj, nëse më parë kam pasur një rezervë në vete kur kam thënë se Sejdiu nuk u sakrifikua për shtetin, por sakrifikoi shtetin për interesa të ngushta personale, tani jam më se i sigurt se ai konstatim ishte i saktë.

Sidoqoftë, kur vendosi të dalë nga koalicioni me PDK-në Fatmir Sejdiu ka kalkuluar përfitimet e veta. Cilat mund të ishin ato?

E para, duke llogaritur në mbamendjen e shkurtër të elektoratit kosovar, Fatmir Sejdiu ka menduar se do ta dëmtojë Hashim Thaçin dhe PDK-në duke sulmuar qeverisjen e keqe ku ai edhe pse pjesë e saj nuk e ndiente veten përgjegjës! Por, cili është ai njeri që do t’i besonte një tregimi të tillë kur dalja nga koalicioni po bëhet vetëm disa muaj para se vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme?! Pra në fund të mandatit.

E dyta, duke provokuar zgjedhje të jashtëzakonshme ai ka dashur ta mbyll procesin zgjedhor në LDK dhe në shkurtim procedurash e “respektim” të statutit të partisë, ta konfirmojë vetën si lider të ardhshëm pa ndonjë konkurrencë e debat të brendshëm demokratik. Si lider i partisë, pa marrë parasysh fuqinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare ai do të mund të kalkulonte në pjesëmarrje të pazareve politike për pushtet.

Dhe e treta, e që kjo është e vetmja gjë që edhe e ka arritur në praktikë është degradimi i rivalit të tij, Bujar Bukoshit, duke e hequr nga posti i ministrit prej nga ky i kërconte shumë më seriozisht vendin e të parit në parti. Fakti se Sejdiu është kryetar aktual i LDK-së e vë atë në pozitë më të favorshme ndaj rivalit të tij. Ai ka pas vetes një grusht, por grusht shumë të fuqishëm njerëzish bashkë me të cilët i ka ndarë të mirat e pushtetit për disa vjet rresht e me të cilët mendon t’i ndajë ato të mira serish.

Pra, në raport me kundërshtarët e brendshëm partiak matematika e Sejdiut mund të jetë e saktë. Ai mund të krijojë kushte që gati në formë puçiste ta sigurojë edhe një mandat për vete, por me shumë se kundërshtarët e tij politikë ai do ta dëmtojë demokracinë e brendshme dhe të ardhmen e LDK-së. Por Sejdiut nuk i intereson e ardhmja e LDK-së.
Atij i intereson e ardhmja e tij.

Se Sejdiu është njeri që i fryn përçarjeve në LDK, dëshmon fjalimi i tij i fundit kur duke aluduar në Bukoshin ai me zjarrin e urrejtjes konstatoi se ka njerëz që janë të interesuar ta shkatërrojnë LDK-në nga brenda, por që sipas tij ai do të jetë personi që do t’i pengojë ata! Kjo ishte një ironi e pakripë të cilën me gjasë nuk mundi ta gëlltiste as Isa Mustafa, njeriu që vazhdon të sillet mes Sejdiut, Bukoshit dhe egos së vet. Ai i përkujtoi Sejdiut se LDK-ja do të arrijë të bëhet forcë e parë, siç po pretendonte ai, por vetëm atëherë kur ta arrijë demokratizimin e vet të brendshëm dhe të sigurojë një proces zgjedhor fer brenda vetvetes.

E si do t’i arrijë këto dy objektiva LDK-ja kur i pari i saj po punon hapur që ato të mos arrihen?
Fatmir Sejdiu do të jetë një shembull shkollor që do të dëshmojë se kur problemet personale të liderit reflektohen në drejtimin e partisë, partia merr fatin e liderit.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori