LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5 në fillim të 2012?

iPhone 5 në fillim të 2012?

Pas zërave që qarkulluan menjëherë pas daljes në treg të iPhone 4 me ngjyrë të bardhë, se Apple do të nxjerrë gjatë muajve të verës edhe iPhone 5, zyrtarë të kësaj kompanie kanë mohuar një gjë të tillë.

Lajmin e bën të ditur “MacRumors”, që i referohet zyrtareve te larte të Apple. Sipas “MacRumors”, iPhone 5 besohet se do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm, por një gjë e tillë do të konfirmohet gjatë “Konferences Mbarëbotërore për Zhvillim”, që do të mbahet në fund të Majit.

Thuhet se iPhone 5 do të ketë një kamerë që fotografon me rezolucion 8 mega-piksel, një procesor super i shpejtë A5 dhe teknologjinë 4G. / Telegrafi /