LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5 me dizajn të vjetër, e antenë të re?

iPhone 5 me dizajn të vjetër, e antenë të re?

Deri më sot, ne kemi dëgjuar pak gjëra për gjeneratën e re të iPhone, përkatësisht modelin më të ri, të shumë-pritur nga të gjithë – iPhone 5.

Ndërsa disa prej thashethemeve që lidhen me këtë telefon flasin për madhësinë e ekranit, e cila ende nuk dihet nëse do të jetë më e madhe, si dhe faktin se iPhone 5 nuk do ta ketë opsionin e pagesave mobile, të njohur si NFC.

Mirëpo, tani disa analistë të teknologjisë thonë se dizajni i modelit të ri të iPhone nuk do të ndryshojë aspak, mirëpo që karakteristikat e reja që do të përfshihen në modelin e ri të telefonit të Apple, janë; kamera me 8 mega-piksel, procesori i njëjtë sikurse në iPad 2, A5, antenën e përmirësuar, si dhe versionet e rrjetit për GSM dhe CDMA.

Disa burime brenda kompanisë Apple, si dhe disa të tjera që lidhen me kontraktorët e kësaj kompanie, thonë se Apple do të fillojë prodhimin masiv të iPhone 5 gjatë muajit shtator të këtij viti. / Telegrafi /