LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5 do të duket kështu? (Foto)

iPhone 5 do të duket kështu? (Foto)

Muajve të fundit ne kemi dëgjuar shumë thashetheme për karakteristikat e mundshme që do të përfshihen në modelin e ri të telefonit të Apple, iPhone 5.

Por tani, projektuesi Michal Bonikowski ka vënë së bashku disa prej thashethemeve në një dizajn të vetëm për të cilin ai thotë se mund të jetë një koncept i përafërt me pamjen e re të iPhone 5.

Siç mund ta shikoni nga fotot më poshtë, ky koncept përmban një ekran më të madh dhe më të gjerë, i cili është gjithsesi i ndjeshëm në prekje, ndërsa pjesa e pasme e telefonit është zëvendësuar me alumin për të pasur një pamje të ngjashme me iPad 2.


Sigurisht fotot janë vetëm një interpretim i një personi i cili supozon se iPhone 5 do të duket kështu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse modeli i ri i telefonit sensacional të Apple do të jetë me të vërtetë i tillë. / Telegrafi /