LAJMI I FUNDIT:

iPad do ta humb betejën me tablet

iPad do ta humb betejën me tablet

Drejtori i marketingut i kompanisë Dell, Andy Lark, gjatë një interviste në CIO Australia ka parashikuar një rënie të plotë të suksesit të Apple, duke thënë se është pikërisht kompania e tij e cila do të rritet ndërsa rivali i saj bie.

Sipas Lark, suksesi ekspoziv i Apple nuk do të zgjasë edhe shumë, edhe përkundër faktit se gjatë kësaj deklarate atij i është paraqitur një fotografi e radhave të gjata të konsumatorëve në Londër, të cilët prisnin për tu pajisur me një tablet iPad 2.

Lark thotë se përkundër faktit që tabletët kanë hapur një treg të ri për modelin e kompjuterëve të njohur si Tablet PC, ato janë disa produkte të shtrenjta. Sipas tij kjo formulë e prodhimit të tabletëve të shtrenjtë, do të dështojë.

"Apple është e mirë nëse keni shumë para dhe jetoni në një ishull. Mirëpo, nëse jetoni në një ndërmarrje të diversifikuar, të hapur, dhe të lidhur, atëherë kjo gjë është e komplikuar, dhe nuk ju bën punë" ka thënë Lark.


Për më shumë, nga intervista e përfaqësuesit të Dell është kuptuar se kjo kompani është duke investuar burime të konsiderueshme për të përkrahur platformën e Google Android. / Telegrafi /