LAJMI I FUNDIT:

iPad 2 që kushton 8 milionë dollarë

iPad 2 që kushton 8 milionë dollarë

Nuk është hera e parë që dëgjojmë se një pajisje e vogël mobile mund të kushtojë me miliona dollarë, dhe e njëjta të jetë e paprekshme për shumicën e përdoruesve në botë.

Tani, modeli më i ri i iPad 2 i dekoruar nga Stuart Hughes quhet iPad 2 Gold History Edition dhe kushton 8 milionë dollarë.

Siç sugjeron edhe emri i këtij tableti të dekoruar, iPad 2 Gold është i mbështjellur me 24 karat ari, ndërsa posedon edhe 12.5 karat diamante, dhe 53 gurë të çmuar të cilët janë vendosur individualisht.


Mirëpo, kjo nuk është e tëra në iPad 2 Gold History Edition, pasi që në pjesën e përparme të tabletit janë të vendosur gurë amoliti, të cilët njëkohësisht njihen edhe si gurët më të vjetër të mundshëm, ndërsa përveç tyre, në këtë model janë të vendosur edhe disa eshtra të dinosaurëve, të cilët natyrisht se janë vënë në formë dekorative dhe duken mjaft bukur.

Kirjuesi i iPad 2 më të shtrenjtë në botë, Stuart Hughes thotë se janë vetëm dy lloje të tilla, që janë dekoruar me mjaft kujdes.

Nëse keni para dhe dëshironi ta blini një të tillë, atëherë vizitoni faqen e Stuart Hughes dhe aty i gjeni të gjitha detajet për këtë tablet të shtrenjtë. / Telegrafi /