LAJMI I FUNDIT:

iPad 2 është më i hollë?

iPad 2 është më i hollë?

Ne tashmë kemi parë disa mbështjellës, për të cilët thuhet se janë të dizajnuar posaçërisht për gjeneratën e dytë të tabletit të Apple, iPad 2.

Për më tepër, thuhet se për tabletin e ri të Apple ka edhe mbrojtës të ekranit, ndërsa sipas “9 to 5 Mac” thuhet se ata kanë gjetur disa mbështjellës të ri për iPad 2, pasi që i dinë të gjitha detajet e dizajnit të këtij kompjuteri të ri tablet.

Edhe më herët është thënë se iPad 2 do të jetë më i hollë se sa versioni paraprak, ndërsa sipas një fotografie të shfaqur në internet, shihet se gjenerata e re e tabletit do të jetë më e hollë, dhe në masë të konsiderueshme.


Për ta konfirmuar se i kanë detajet e iPad 2, “9 to 5 Mac” ka krijuar edhe një video në të cilën i radhit disa nga karakteristikat që do t’i ketë tableti i ri i kompanisë Apple. / Telegrafi /