Një delegacion i bizneseve nga Malajzia, Pakistani, Dubai e Kina kanë vizituar zyrat e Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe përfaqësuesit e bizneseve nga vendi.
Ata janë interesuar të dinë më hollësisht rreth politikave, infrastrukturës dhe potencialeve që ofron Kosova për investitorët e huaj. Bizneset nga këto vende, shprehen gatishmërinë për të gjetur tregje e investuar edhe në Kosovë.
Kryetari i AKB-së i ka njoftuar delegacionin e bizneseve Malajzia, Pakistani, Dubai e Kina lidhur me potencialet dhe mundësitë që ofron Kosovë për investitorët e huaj. “Kosova ofron mundësi të mira për bëre të bizneset, ku infrastruktura ligjore është mjaft solide e po ashtu edhe fuqia punëtore e aftë profesionalisht për punë. Kosova është vend i sigurt për investime e lehtësira të cilat nuk ofrohen nga shumë vende të tjera”, tha Shahini.
Kreu i AKB-së shtoi se bizneset vendëse kërkojnë bashkëpunim dhe investitorë potenciale të huaj për të bërë investime në vendin tonë. AI kërkoi nga bizneset nga Malajzia, Pakistani, Dubai e Kina që të vijnë e investojnë në Kosovë, sepse edhe kushtet dhe mundësitë janë shumë më të favorshme se në vendet tjera.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e bizneseve nga Malajzia, Pakistani, Dubai e Kina shprehin gatishmërinë e tyre për të ardhur e investuar në Kosovë. Ata thanë se janë të interesuar që të gjejnë tregje të reja, e një treg me interes për ata është edhe Kosova.
“Ne jemi të interesuar për tregje të reja dhe këtë po e kërkojmë edhe në Kosovë që të jemi të pranishëm në shumë sfera, sidomos në fushën e telekomunikacionit, tregtisë dhe financave”, tha Osman Jamashaid, kryesues i delegacioni të bizneseve nga Malajzia, Pakistani, Dubai e Kina dhe drejtor i Eu-Azi Group. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos