LAJMI I FUNDIT:

Investimet e letrave me vlerë rreth 389 milionë euro

Investimet e letrave me vlerë rreth 389 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se kategoria e investimeve në letra me vlerë në dhjetor të vitit 2014 ka arritur në 383.8 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 8.3 për qind, dukshëm më të ulët sesa rritja prej 38.2 për qind e shënuar në vitin paraprak.

“Rrjedhimisht, pjesëmarrja e letrave me vlerë në asetet e sektorit bankar arriti në 12.0 për qind në dhjetor 2014 nga 11.6 për qind sa ishte në vitin paraprak. Në kuadër të gjithsej investimeve në letra me vlerë gjatë vitit 2014, vërehet orientim më i madh i bankave drejt investimeve në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës”, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas BQK-së, në dhjetor të 2014-s investimet në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës shënuan rritje vjetore prej 92.6-përqindësh, duke rritur pjesëmarrjen në gjithsej portofolin e investimeve në letra me vlerë në 50.2 për qind, kurse 28.2 për qind ishte në dhjetor të 2013-s./Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori