Kompania Intertex shumë shpejtë do të fillojë punë në Gjakovë ku do të punësohen rreth 120 punëtorë ndërkaq prodhimet do të jenë e dhe për marka të njohura me renome ndërkombëtare. Gjatë një intervistë për Telegrafin Valon Lluka, përfaqësues i Intertex, ka thënë se ku do të prodhohen mbulesa për makina, fillimisht për Volkswagen dhe Volvo dhe më vonë për Audi dhe Mercedes, si dhe kemi nënshkruar me kompaninë Amerikane Blue Stone Safety ku do prodhojmë jelek te formave te ndryshme, mbajtëse te ndryshme për arme si dhe jelek antiplumb
Telegrafi: Kur do të fillojë punën Intertex dhe çfarë do të prodhoj?
Lluka: Intertex veç ka filluar me përgatitjet për hapjen e fabrikës. Kemi filluar procesin e rekrutimit te punëtorëve dhe disa rregullimeve te nevojshme për të filluar pune. Mendoje qe mesi i muajit Shkurt 2015 do te fillojmë punën.
Telegrafi: Sa do të jetë vlera e investimit?
Lluka: Vlera e investimit do të jetë rreth 500 mijë euro në fazën e parë. Ky proces është planifikuar te kalojë në tre faza, ku vazhdimisht do të investohet dhe do të ketë punësime të reja.
Telegrafi: Sa veta do të punësohen fillimisht?
Lluka: Fillimisht, siç e ceka me sipër ne fazën e pare do te punësohen 116 veta.
Telegrafi: Për cilat marka do të prodhoni dhe pse është zgjedhur Gjakova respektivisht Kosova. Çfarë ka ndikuar në ketë përzgjedhje?
Lluka: Aktualisht kemi nënshkruar dy kontrata me dy kompani të njohura ndërkombëtare, TROX nga Suedia ku do të prodhohen mbulesa për makina, fillimisht për Volkswagen dhe Volvo dhe më vonë për Audi dhe Mercedes, si dhe kemi nënshkruar me kompaninë Amerikane Blue Stone Safety ku do prodhojmë jelek të formave te ndryshme, mbajtëse te ndryshme për arme si dhe jelek antiplumb ku te gjitha do jenë për eksport dhe të cilat janë pranuar nga institucionet shtetërore në SHBA që të jenë produkt i Made in Kosova.
Pse është zgjedhur Gjakova, duhet së pari falënderuar Behgjet Pacollin i cili ishte iniciator i kësaj, ku takimet e para i kam zhvilluar së bashku me të si dhe pritjen shumë të mirë që kanë pasur këto kompani nga Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila përveç qe ka qenë shumë e hapur dhe mikpritëse, ju ofroje edhe siguri dhe i siguroje për një ambient shumë të mirë për të bërë biznes dhe përkrahje të Komunës në proceset e mëtutjeshme.
Duhet cekur qe Gjakova ka tradite prodhimin e artikujve te tekstilit, andaj edhe kjo ishte një element që ka ndikuar ne vendimin e tyre për te pranuar qe këto prodhime të behën në Gjakovë.
Telegrafi: Çfarë lehtësirash iu janë ofruar si kompani e re nga Komuna e Gjakovës për të filluar punën këtu?
Lluka: Komuna e Gjakovës ka ofruar ndihmesë të madhe nga gjetja e lokacionit për te zhvilluar këtë aktivitet, ku kishim përkrahje shumë të madhe nga Komuna, gjithashtu, kemi pasur përkrahje direkte nga Kryetarja e Komunës duke na gjetur kontaktet nëpër institucione të ndryshme të Kosovës për të siguruar dokumentet e nevojshme për të realizuar këtë investim.
Telegrafi: Cilët janë partnerët e Intertex-it?
Lluka: Partneret tanë janë TROX nga Suedia dhe Blue Stone Safety nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Telegrafi: Intertex do të jetë fabrika e parë dhe e vetme e këtij lloji në Ballkan, cilat janë planet për të ardhmen?
Lluka: Planet për the ardhmen janë që këtë aktivitete ta zgjerojmë edhe më shumë. Synojmë që me Trox të nënshkruajmë edhe kontratat tjera për të prodhuar mbulesa për Audi dhe Mercedes Benz si dhe në një të ardhme të afërt të kryejmë procedurën e licencimit për prodhimin e jelekëve antiplumb të cilat do t’i prodhojmë për kompaninë e mirënjohur Blue Stone Safety. Andaj, për periudhën një vjeçare, numri i punëtorëve mund të arrijë në 300. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh