Interpoli ka lëshuar “njoftime kuqe”, që është paralajmërim i një urdhërarresti ndërkombëtar për anëtarët e Partisë Radikale Serbe, Petar Jojiq, Jovo Ostojiq dhe Vjerica Radeta, u tha të premten në një kumtesë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.
Ata akuzohen për shpërfillje të gjykatës, për ndërhyrje te dëshmitarët gjatë gjyqit të liderit të tyre, Vojisllav Sheshel, i cili u lirua nga akuzat për krime lufte vitin e kaluar, edhe pse çështja e tij tashmë ka kaluar në apel.
“Petar Jojiç, Jovo Ostojiç dhe Vjerica Radeta janë akuzuar për shpërfillje të gjykatës dhe se dyshohen se kanë kërcënuar, kanosur, ofruar ryshfete, ose ndryshe kanë ndërhyrë tek dy dëshmitarë në gjyqin kundër Vojisllav Sheshelit dhe një çështjeje mospërfilljeje kundër tij”, thuhet në një deklaratë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Njoftimet hynë në fuqi të premten.
Serbia ka refuzuar t’i ekstradojë ata në Hagë, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit vendosi se autoritetet serbe mund të arrestojnë vetëm njerëz që kërkohen nga Gjykata e Hagës që akuzohen për krime lufte, gjenocid ose krime kundër njerëzimit.
“Ne duhet të respektojmë vendimin e gjykatës së Beogradit, pavarësisht nëse ai na pëlqen apo jo,” tha zëvendëskryeministri i Serbisë Rasim Ljajiq për mediat të martën.
“Ne nuk mund të sillemi si duam, nëse duam të respektojmë parimet demokratike”, tha Ljajiq, i cili është gjithashtu kreu i Këshillit të Serbisë për Bashkëpunim me Gjykatën e Hagës.
Qeveria serbe ka cituar gjithashtu arsye sigurie për mosarrestimin e tre radikalëve, duke sugjeruar se arrestimi i tyre do të shkaktonte trazira në vend.
Radeta është një deputetet në parlamentin serb, njësoj si edhe lideri i saj Shesheli, i cili po kandidon gjithashtu në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të dielën në Serbi.
Radeta reagoi në Twitter të martën për të tallur lajmërimin e Interpolit.
“Pasi Shesheli të bëhet president në raundin e dytë të zgjedhjeve, ai do të më falë mua dhe Jojiçin, kështu njoftimet e kuqe të Interpolit nuk do të kenë rëndësi,” tha ajo.
Gjykata e OKB-së nxori urdhër-arrestime për Jojiçin, Ostojiçin dhe Radetën tetorin e kaluar.
“Gjykata e OKB-së e ka ngritur vazhdimisht këtë çështje në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,” thuhej në deklaratën e saj.
“Së fundmi, në një letër që mban datën 1 mars 2017, kryetari i gjykatës, Carmel Agius, i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara të garantojë dhënie llogarie, të parandalojë mosndëshkimin dhe të marrë masat e nevojshme për të siguruar bashkëpunimin e Serbisë me urdhrat e Gjykatës, në përputhje me detyrimet e saj, dhe u bëri thirrje shteteve anëtare të sigurojnë arrestimin dhe transferimin e të akuzuarve,” vazxhdoi deklarata.
Të tre radikalët e kërkuar kanë thënë se nuk do të shkojnë vullnetarisht në Hagë për t’u përballur me akuzat.
Shesheli ka refuzuar gjithashtu të rikthehet në Hagë që kur ai u lirua për t’u kuruar nga kanceri në vitin 2014 dhe nuk ishte i pranishëm në gjykatë për të dëgjuar vendimin për gjyqin e tij. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë