Në vendet e zhvilluara, AI (Inteligjenca Artificiale) është një temë e nxehtë sa i përket planifikimit të ekonomisë nacionale. Në 20 vitet e ardhme, parashikohet që rreth 40 për qind të punëve aktuale që i kryejnë njerëzit, do kalojnë nën AI – robotët e mençur.
Si zakonisht, nga gjërat e reja njerëzit bien në panik, frikohen nga e ashtuquajtura Inteligjencë Artificiale dhe arsyetimi i parë që vjen nga pesimistët është që robotët do të zënë vendet e punës dhe njerëzit nuk do kenë punë, e rrjedhimisht nuk do kenë para, kështu që njerëzit do të varfërohen e pronarët e robotëve do të pasurohen!
Bill Gates ka dhënë propozimin e tij që robotët të taksohen. Tatimi mbi robotët do të shfrytëzohet pastaj si rishpërndarje ekonomike.
Disa ekonomistë të tjerë kanë propozuar që të kemi të garantuar pagën qytetare. Kjo nënkupton që çdo qytetar do ketë një pagë minimale të garantuar nga shteti, pavarësisht se e ka një vend pune apo jo.
Zvicra në fakt me referendum e ka refuzuar një gjë të tillë. Mirëpo, nuk besoj që do ta refuzonte pas 20 viteve, kur robotët do kryejnë 40 për qind të punëve.
Sidoqoftë, kjo ide ka pasur edhe kundërshtues nga studiues të ekonomisë, për faktin se gjoja kur të gjithë qytetarët marrin pagë pa punuar, atëherë ata tentojnë t’i shpenzojnë paratë shpejt dhe si pasojë do të shkaktohet inflacion meqë i humb vlera parasë. Kjo nuk qëndron në praktikë. Sepse, inflacioni është në lidhje të drejtpërdrejtë me kërkesën dhe ofertën në treg. Nëse duke shfrytëzuar robotët ne arrijmë të ofrojmë të mira të shumta në treg me një kosto shumë të ultë, atëherë edhe sikur të gjithë njerëzit e botës të ishin milionerë, çmimet do të mbeteshin stabile.
Me një fjalë, paga minimale për çdo qytetar është një opsion real në një vend ku robotizimi bëhet pjesë e ekonomisë dhe njerëzit do të mund të bëjnë punë tjera më komplekse dhe të kenë më shumë kohë të lirë për familjen.
Disa studiues të tjerë shkojnë edhe më larg në mendim. Ata thonë që me zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, robotët një ditë do të marrin pushtetin dhe do të skllavërojnë njerëzit. Në këtë moment vjen edhe fundi i njerëzimit në Tokë!
Pika e parë, nuk është aspak e vërtetë që inteligjenca merret me skllavëri apo me pushtim. Skllavëria dhe pushtimi i njerëzve të tjerë, si dhe okupimi i tokave dhe popujve është një dukuri e njerëzve, kryesisht të gjinisë mashkullore. Nuk ka asnjë provë që njerëzit me inteligjencë të avancuar të kenë dhënë ndonjëherë këshilla për skllavërim të njerëzve të tjerë.
Të gjithë filozofët e mëdhenj kanë dhënë mendime pozitive për njerëzimin dhe racën njerëzore pa dallime klanesh apo fisesh. Në anën tjetër është gjinia femërore si specie inteligjente e këtij planeti që ka dëshmuar se nuk e përdor inteligjencën për të skllavëruar të tjerët, por përkundrazi për të ruajtur dhe ngritur familjen mbi bazën e dashurisë dhe mirësisë.
Me një fjalë, Inteligjenca Artificiale nuk do t’ua zë vendet e punës njerëzve, por përkundrazi do t’ua mundësojë njerëzve të avancohen në punë të tjera më interesante dhe u ndihmon të bëhen më të mençur e më të arsyeshëm për kohën në të cilën jetojnë.
E vetmja gjë që u duhet njerëzve sot është edukimi dhe reformimi i sistemit arsimor që të rinjtë të përgatiten për mileniumin e ri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër