Hilmi Gashi
Politika në Kosovë, vërtetë ka gëlltitur çdo gjë. Është bërë si një luan i pamëshirë. I madh e i vogël, pa dallim profesioni, që të gjithë në dhe drejt politikës. Intelektualizmi është vërtetë në krizë. Si rrjedhojë, sot përballemi me dy të vërteta të hidhura: heshtjen intelektuale të një pjesë bukur të madhe dhe fenomenin e aderimeve të intelektualëve nëpër subjekte politike, që s’është gjë tjetër pos manipulim me figurën e tij dhe nënshtrimin e forcës intelektuale përballë profitit material.
Një shoqëri gjithnjë gjendet në një proces të paevitueshëm dhe të përhershëm ndryshimi. Ky ndryshim mund të jetë i shpejtë ose i ngadaltë, fondamental ose sipërfaqësor. Dhe në qoftë se një shoqëri nuk është e aftë të i vendos ekuilibrat shoqërorë dhe të krijojë stabilitet, atëherë ajo shoqëri është e destinuar të jetojë në krizë të përhershme morale, sociale, dhe vetvetiu politike.
Fatkeqësia e shoqërisë tonë, ndër vite, nuk qëndron më shumë në faktin që nuk ka pasur një klasë politike progresiste. Këtu nuk bëhet fjalë për mos ekzistencë të hierarkisë, por për nënshtrim të njërës palë ndaj tjetrës, kundër çdo lloj kodi moral apo ligji. Në Kosovë, vërtetë ndodhin gjëra të shëmtuara. Intelektualët me përfshirjen e tyre në politikë nuk e kanë bërë atë që do të duhej, nuk e kanë bërë atë që pritej prej tyre.
Ata kanë mbetur më shumë si vrojtues të gjithë asaj që ka ndodhur në Kosovë, pavarësisht situatës së ndërlikuar politike dhe ekonomike që ka kaluar vendi. Me pjesëmarrjen e tyre në politikë, si aspak konsistent e humbasin integritetin e tyre karshi joshjeve të mëdha dhe të jashtëzakonshme politike. Shumë shpejt gëlltiten nga dallgët e pushtetit politik, duke lënë pas vetëm ëndrrat dhe mbeturinat e tyre. Janë zhveshur nga vlerat, etika, morali dhe i janë nënshtruar të bërit politikë sipas standardeve të ulëta.
Intelektuali, në veçanti intelektuali akademik dhe roli i tij si evidentues i anomalive në çdo nyje të shoqërisë dhe propozues i zgjidhjeve adekuate, nuk duhet t’i lejojë vetes të manipulohet nga apo të manipulojë realitetin social dhe politik të vendit. Detyra e tij është të hedh dritë mu aty ku ka errësirë, të ofrojë zgjidhje atje ku ka ngërçe, të tregojë drejtësi atje ku ka padrejtësi, të tregojë të vërtetën atje ku mbizotëron gënjeshtra dhe të sjellë shpresë atje ku ka pesimizëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër