Integrimi vs. Viktimizimi
Integrimi i pjesëtarëve të minoriteteve për shumicën serbe ka qenë në vazhdimësi “karakteristika” më e dëshiruar, sidomos kur bëhet fjalë për romët, shqiptarët, hungarezët, boshnjakët. Barazia e bashkëqytetarëve tanë të cilët kanë përkatësi tjetër kombëtare do të duhej të ishte tanimë e nënkuptuar, mirëpo edhe ligjet tona më se të qarta nuk ndihmojnë në këtë drejtim. Mbase edhe nga njerëzit që nuk kanë aspak njohuri për të drejtën dhe të drejtat e minoriteteve, kam dëgjuar se në ndërtesën e tyre nuk jetojnë “romë tipik, porse romë të mirë, të integruar” ose “shqiptarë të integruar”. Pra, këta “të integruarit” janë të mirë, meqë “nuk përzihen në politikë”, apo siç dëshiron që ta thotë Serbia patriarkale, “ata janë të qetë, as buburrecin nuk e shkelin”. Për gjithë ata që kanë një kujtesë më të mirë, gjatë viteve të ‘90-ta, ne kishim edhe të ashtuquajturit shqiptarë të ndershëm, sikurse që kishim shumë vite më herët, edhe të ashtuquajturën inteligjencë të ndershme.
Integrimi i parë nënkupton që ndonjë pjesëtar i ndonjë pakice etnike ose kombëtare të jetë i barabartë, sikurse pjesëtarët e kombësisë shumicë. Një barazi e tillë nënkupton që pjesëtarët e komunitetit pakicë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, si pjesëtarët e komunitetit shumicë (këto të drejta thuajse janë të garantuara mirë edhe me Kushtetutën e Serbisë) dhe me këtë pajtohen edhe partitë e së djathtës ekstreme (së paku deklarativisht). Trajtimi i barabartë nënkupton se edhe ata (sikurse pjesëtarët e komunitetit shumicë) mund ta tërheqin vëmendjen ndaj rasteve kur nuk respektohet ndonjë nga të drejtat e lartpërmendura. Dhe me këtë pajtohen të gjithë, madje edhe radikalët.
Po pse atëherë policia erdhi para dyerve të Belgzim Kamberit, kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Bujanoc? Pikërisht për shkak se ai e bëri publike se një aspekt i rëndësishëm të së drejtës për arsim (e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Serbisë) nuk respektohej në të njëjtën mënyrë për shqiptarët sikurse për qytetarët e tjerë. Pra, ai e bëri të ditur, se diplomat e fituara në Universitetin e Prishtinës nuk po njihen në Serbi.
Me atë rast, së bashku me organizatat e tjera për të drejtat e njeriut (nga Serbia dhe Kosova), ai e bëri të ditur edhe fajtorin (Qeverinë e Serbisë), e diç më vonë, në mënyrë shumë fisnike, ai e drejtoi gishtin edhe ndaj personit që është përgjegjës për këtë çështje. Ky është Milan Markoviqi, ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, administratë shtetërore dhe vetadministrim lokal, që është edhe kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Rrëfimi rreth diplomave ishte aktualizuar menjëherë pas ardhjes së UNMIK-ut në Kosovë. Qeveritarët serbë, pas konfliktit në Luginën e Preshevës, në periudhën 2001-2002, pak a shumë i njihnin diplomat nga Kosova, të vërtetuara me vulën e UNMIK-ut. Kjo nuk ishte një zgjidhje ideale, meqë procedura ishte e ngadalshme dhe diplomat nuk njiheshin edhe aq lehtë siç pritej. Disa vite më vonë erdhi pavarësia e Kosovës. Tashmë, UNMIK-u nuk vërtetonte diplomat, që tash e tutje kanë edhe mbishkrimin “Republika e Kosovës”.
Edhe po ta kishim madje edhe shkallën më të lartë të mirëkuptimit ndaj asaj që te ne emërtohet “pozicioni i Qeverisë së Republikës së Serbisë lidhur me statusin e Kosovës” (ndërsa ka edhe fraza të tjera më të mërzitshme dhe më të gjata), është tërësisht e papranueshme që pushteti nuk dëshiron ta gjejë një zgjidhje më të thjeshtë dhe më të pranueshme, ashtu që të njihen këto diploma. Për më tepër, të gjitha diplomat janë në pajtim me Deklaratën e Bolonjës dhe kanë numrin e pikëve (ECTS). Është plotësisht e qartë se i tërë problemi do të mund të zgjidhej me pak vullnet të mirë. Por ky vullnet mungon, sidomos kur është fjala për pjesëtarët e komuniteteve të caktuara minoritare në Serbi.
Vitin e kaluar, Belgzim Kamberi, së bashku me Këshillin lokal për të Drejtat e Njeriut, kishte lëshuar një kumtesë, që e kishin nënshkruar dhjetëra organizata në Serbi dhe në Kosovë, ku kërkohej njohja e këtyre diplomave. Pak më vonë, kah fundi i vitit të kaluar, organizatat lokale në Preshevë dhe në Bujanoc, së bashku me forumet rinore të partive politike, në një protestë të qetë, e kishin kërkuar njohjen e diplomave. Meqë edhe kjo nuk do jepte rezultate, Belgzimi, së bashku me aktivistët e tjerë lokalë, kishte dizajnuar postere, të cilat u vendosen në bilbordet e dy qyteteve, ku shkruante pos tjerash se : “Në Fakultetin Juridik të Universitetit “5 Tetori” në Beograd, studenti Milan Markoviq, mori “notë mesatare 10” për mosrespektimin e të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Meqë presionet joformale në Serbi janë edhe më tutje qenësore, bilbordet u hoqën për një kohë shumë të shkurtër për shkak se nuk i kishin pëlqyer aspak ministrit Markoviq.
Për shkak të këtyre bilbordeve u iniciua procedura penale për “dëmtim të reputacionit për shkak të përkatësisë racore, fetare, nacionale dhe përkatëse tjetër”, për të cilën parashihet dënimi me burgim deri në një vit. Si dikur në kohërat më të mira të saj, policia erdhi te dera për t’ia dorëzuar ftesën për marrje në bisedë informative (në cilësinë e të dyshuarit) dhe për ta urdhëruar Belgzimin që të shkoj në stacionin policor me përcjelljen e policëve. Është interesante se e tëra ngjan pothuajse gjashtë muaj pas vendosjes (dhe heqjes) së bilbordit. Është e qartë edhe për laikun më të madh që teksti në bilbord nuk shpreh kurrfarë urrejtje racore ose kombëtare. Pas shpërthimit të këtij turpi, ministri Markoviq i dërgoi letër prokurorisë (e natyrisht edhe mediave) ku nënvizon se nuk ndjehet i dëmtuar dhe gjëra të tjera të ngjashme, duke tentuar që nga ky rrëfim të rezultoi si një “good guy“. Qartazi vërehet përpjekja që të tregohet se ministri nuk ka kurrfarë lidhje me tërë ngjarjen, gjë që nuk është edhe ndonjë strategji e re dhe origjinale e qeveritarëve tanë.
Nga aspekti i Belgzim Kamberit dhe i tërë neve, qytetarë të këtij shteti, nuk ka fare rëndësi se kush e ka iniciuar procedurën penale, vetë Ministri (ky do të ishte edhe një skandal shtesë), ndonjë qytetar, policia, apo edhe vetë prokuroria. Rezultati është i njëjtë – një qytetar është ftuar në përgjegjësi penale vetëm për shkak se e ka bërë publike faktin se diskriminohet një grup i qytetarëve. Madje, edhe nëse Belgzimi nuk ka të drejtë, ai nuk mund të thirret në përgjegjësi për shprehjen e mendimit të tij. Marrja e tij në përgjegjësi është shembulli klasik i asaj që quhet viktimizim, që është e ndaluar edhe me ligjet vendore. Një ndalesë e tillë është virtyti i shoqërive demokratike.
Krahas kësaj çështje, këtu, qenësore është se a mos dikush nga ne, që jetojmë në Beograd, do të thirreshim për të njëjtin lloj të përgjegjësisë, gjegjësisht p.sh : a do të akuzohesha dhe a do të ftohesha unë në polici për të njëjtën vepër penale, sikur ta kisha vendosur unë të njëjtin bilbord në qendër të Beogradit? Sigurisht se jo. Me shumë gjasë, edhe për një kohë të gjatë, komuniteti shumicë do ta perceptoj integrimin sikurse e shikon ai, më afër standardeve të fillimit të shekullit XX, kur minoritetet duhej të heshtnin dhe të prisnin, kur shumica do t’ia jep disa të drejta si “lëmoshë”.
(Autori udhëheq organizatën joqeveritare për të drejtat e njeriut në Beograd, “Civil Rights Defenders”. Ky artikull është botuar në faqen elektronike “pescanik.net”)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër