Integrimi, objektiv i politikës së re
“Mos pyet se çfarë ka bërë Amerika për ty, por çfarë ke bërë ti për Amerikën”- (Xh. Kenedi)
Zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipërinë londize, për veç disa anomalive që kishin gjatë fushatës zgjedhore, kishin qitur në pah edhe anomalinë e programeve të subjekteve të tyre politike. Në programet e këtyre partive, sidomos të dy partive të mëdha PD’s dhe PS’s, për veç pikave të brendshme të referimit, si infrastruktura, liberalizimi i vizave (lëvizja e lirë), zhvillimi ekonomik, bujqësia, papunësia, arsimi, shëndetësia, etj, në programet e tyre askund nuk është përmendur integrimi shqiptar, Kosova, çështja e trojeve shqiptare, emigracioni shqiptar, zgjidhja e problemeve të tyre dhe të tjera.
Pra, këto parti në programet e tyre nuk kishin konceptuar nocionin e zgjidhjes nacionale të këtyre problemeve, bile sa për ilustrim, kryetari i opozitës shqiptare Edi Rama, për dy muaj të fushatës zgjedhore, asnjëherë nuk e kishte përmendur fjalën Kosovë, apo ndonjë vendbanim tjetër shqiptar. Kurse, lideri i PD-së Sali Berisha, përkundër deklarimeve të tij verbale se po punon për gjithë shqiptarët dhe manipulimit të tij me rrugën Durrës-Morinë për hesape elektorale, asgjë më shumë nuk kishte shtuar në vokabularin e tij politik. Dhe, tani të gjithë e kemi të qartë demokracinë e brishtë shqiptare dhe telashet që po nxjerin këto forca politike në përfundimin e këtij procesi zgjedhor, duke zhagitur procesin e njohjes së tyre dhe duke i bërë dëm Shqipërisë.
Kjo elitë politike përkundër trumbetimit të tyre për një politikë të re është larg të qenit politikë e mirëfilltë nacionale dhe e ndërtimit të vizionit për të ardhmen e saj. Politika e tyre në esencë nuk ka përmbajtje të mirëfilltë nacionale, nuk ka strategji të përbashkët nacionale, andaj edhe programet e tyre të klasifikuara, si djathtas dhe majtas janë vetëm një manipulim për marrjen e pushtetit. Më së miri këtë fakt e demantoi LSI-ja e Ilir Metës, e cila veten e mbante si parti e majtë, kurse tani bënë marrëveshje me PD-në e djathtë për të bashkëqeverisur vendin.
Pra, te këto parti prioritet kombëtar është pushteti, e jo shteti, demagogjija e jo demokracia, ideologjia e jo nacionalja. Ky defekt i madh që kanë këto forca politike në Shqipërinë londize, padyshim se kanë koston e tyre në rrafshin kombëtar, kështu nga mungesa e një strategjie të përbashkët kombëtare deri më tani kemi pasur disa marrëveshje të përkohshme kombëtare. Këto janë: “Marrëveshja e Kumanovës” për Kosovën, “Marrëveshja e Konçulit” pë Kosovën Lindore, “Marrëveshja e Ohrit” për shqiptarët e Maqedonisë, tri marrëveshje të copëzuara, të cilat nuk janë zgjidhje e drejt, por vetëm një prolongim i përkohshëm i konfliktit të ardhshëm.
Rasti më taze se në këto hapësira nuk mund të ketë marrëveshje të qëndrueshme është arrestimi i 10 të rinjve shqiptar nga pushteti serb në Luginë dhe ngritja e tensioneve politike pas plagosjes së dy xhandarëve serb në Lluçan të Bujanocit, para ca kohësh. Këto dy raste më të reja tregojnë se këto hapësira do të jenë burim konflikti në të ardhmen. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë reagim të faktorit shqiptar dhe politika shqiptare nuk është duke bërë asgjë që të frenohet dhuna serbe në këto vendbanime. Ky problem nuk është duke u trajtuar drejt, së pari nga faktori shqiptar në Tiranë, Prishtinë, por edhe nga Bashkësia ndërkombëtare, dhe për këtë arsye kemi një konfuzitet politik, sepse e gjithë sakrifica e këtij populli është orientuar kah të drejtat individuale, e jo kolektive të këtij populli. Po ashtu, qëndron puna me shqiptarët e Maqedonisë të cilët nuk bëhen hesap nga faktori maqedon, edhe pse kishte një luftë dhe një marrëveshje të garantuar ndërkombëtare. Kjo marrëveshje nuk respektohet fare nga pala maqedone.
Por, ajo çfarë po shohim në Tiranë dhe Prishtinë nuk jep shumë shpresa se ky faktor politik do të dojë të reagojë kundër politikave shtypëse sllave dhe do të jet prijës në politikën e saj për të penguar çrregullimet në rajon dhe për të qenë promotor i zgjidhjes së çështjeje së përbashkët. Me politika parciale nuk mund të zgjidhen problemet e mëdha kombëtare, ato donë plane të përbashkëta, politikë aktive, modele të reja politike, por edhe njerëz të rinj politik, të cilët janë në hap me kohën, kanë guximin, përkushtimin dhe sakrificën për të realizuar vullnetin e këtij populli për bashkim në mes veti, e më pastaj integrim në strukturat evropiane.
Skemat e vjetra politike nuk kanë dhënë rezultate, për këtë arsye edhe shqiptarët në verdiktin e 28 qershorit ua kishin thënë fjalën e fundit këtyre politikanëve, duke mos ua dhënë besimin asnjërit prej tyre në shumicë. Kjo ishte befasia më e këndshme e këtyre zgjedhjeve, por ishte një vërejtje serioze për ta, sepse nuk mund të manipulohet me vullnetin e tij në vazhdimësi.
Lidershipi politik shqiptar deri më tani nuk ka qenë në nivel të detyrës së tyre kombëtare, sepse nga ky vend dëshirojnë vetëm përfitime, e jo edhe të punojnë dhe sakrifikojnë për të. Maksima e ish-presidentit të ndjerë amerikan Xh.Kenedi: “Mos pyet se çfarë ka bërë Amerika për ty, por çfarë ke bër ti për Amerikën” duhet t’iu shërbejë si udhërrëfimi këtyre politikanëve shqiptarë nëse dojnë të mbijetojnë në skenën politike shqiptare.
Ndryshe, do të jenë të gjykuar të shkojnë në harresën e historisë, por gjeneratat e ardhshme do t’i kujtojnë si pjesa më e errët e kësaj historie. Koha është duke punuar për modele të reja politike, por edhe për politikanë të rinj shqiptarë, të cilët një gjë e kanë për objektiv, së pari Shqipërinë dhe bashkimin e shqiptarëve në mes veti, e më pas integrimin e tyre në Bashkësinë euro-atlantike. Këta politikanë do të kenë guxim dhe vullnet që t’i shtyjnë proceset e integrimit të këtij kombi në mënyrë që gjeneratave të ardhshme shqiptare t’iu sigurojnë perspektivë zhvillimore dhe prosperitet të përhershëm në një shtet të përbashkët dhe të fortë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?