Ky kontribut është dhënë përmes kredive të lëshuara kryesisht për bizneset të cilat udhëhiqen prej grave dhe me 30 për qind të kredive janë dhënë për zhvillim të sektorit të bujqësisë. Këto i ka bërë të dituar në një intervistë për KosovaPress, Arsim Bruqaj, përfaqësues i Asosacionit të Institucioneve Mikrofinanciare në Kosovës (AMIK).
Bruqaj ka treguar se sfidë për këto institucione mbetet krijimi i bazës ligjore. Ai shpreson që në vitin 2107 të rregullohet edhe baza ligjore.
“Institucionet Mikrofinanciare, vazhdojnë me dhënë kontribut të rëndësishëm dhe të pa zëvendësueshme në kuptimin e shërbimeve financiare, në atë të përfshirjes në ndërmjetësi financiare. Gjatë viti 2016 të gjitha institucionet së bashku i kanë marrë rreth 100 milionë euro kredi të shpërndarave ne rreth 48 mijë klientë. Mesatarja e kredisë është rreth 2 mijë euro, kjo i ndikon shërbimeve financiare për atë pjesë, për atë kategori të shoqërisë, që nuk kanë qasje në shërbimet financiare”, tha Bruqaj.
Ai po ashtu ka thënë se veprimtaria e Institucioneve Mikrofinanciare përveç ofrimit të kredive kanë të punësuar rreth 800 punonjës që operojnë në 100 degë.
“Në kuptim të strukturës të portofolit 30 % të gjitha kredive të cilat i përmenda më herët janë dhënë në sektorin e bujqësisë edhe në këtë pikë institucionet mikrofinanciare janë duke dhanë një kontribut shumë të madhe në ekonomitë e vogla familjare anë e mbanë Kosovës. Në kuptim të kontributit direkt duhet të përmend faktin që institucionet punësuan rreth 800 punëtor qe operojnë në 100 degë… Po ashtu me rendësi është që në pjesën më të madhe e këtyre kredive shkojnë për kryefamiljarët, menaxheret e biznesit të grave”, tha Bruqaj.
Bruqaj po ashtu ka treguar se këto institucione financiare kanë performancë pozitive të portofolios së kredive dhe që në këtë drejtim nuk kanë shqetësime. Po ashtu sipas tij vitin 2016 kanë pasur rritje për 20 % në krahasim me periudhën e njëjte të vitit 2015.
“Performanca e portofolit të kredive të Institucioneve financiare është e shëndetshme. Rritja ka qene shume e shëndetshme. Nuk kemi ndonjë shqetësim të jashtëzakonshme në kuptim të kredive të këqija apo të kthimit të kredive. Rritja është diku mbi 20 për qind. Kjo rritje lidhet edhe me ekonominë por edhe me rrjedhën dhe zhvillimin në sektorin financiare. Një pjesë e kësaj rritje i dedikohet edhe tërheqjes së disa bankave prej kredive të vogla”, tha ai.
Bruqaj, shpreson që vitin 2017 të rregullohet edhe baza ligjore për veprimtarinë e Institucioneve Mikrofinanciare.
Më rregullimin e kornizës ligjore IMF-të do të ofrojnë produkte më të mira për ekonominë e vendit.
“Sfida kryesore, ne si industri e shohim që të kemi një kornizë rregullative të kompletuar. Ne po punojmë me Ministrinë e Financave, BQK-në, Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa, që ta përmbyllim këtë kornizën ligjore. Në qoftë se kjo ndodh, gjatë pjesës së parë të vitit 2017 atëherë ne jemi të bindur që do të kemi edhe produkte më të mira edhe më të lira. Për arsye se kjo për klientin është shumë e rëndësishme. Gjithsesi mbetet të shihet se si do ta menaxhojmë bashkërisht këtë reformë rregullatore”, tha Bruqaj.
Institucionet Mikrofinanciare, janë institucione që lëshojnë kredi për biznese të vogla, amvisëri. Në Kosovë veprojnë dhjetë institucione të tilla.
Institucionet financiare rregullohen dhe mbikëqyren nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve