Institucionalizmi – “kafshatë e madhe”
Ngjarjet e fundit, sidomos vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e Presidentit të Republikës se Kosovës që ishte zgjedhur kundër rregullave dhe procedurave të parapara me Kushtetutë edhe njëherë vetëm sa e dëshmon mentalitetin tonë politik në krijimin institucional, i cili është i prapambetur.
Institucionet tona të Kosovës qysh pas shpalljes së Pavarësisë po kanë probleme të konstituohen, themelohen në baza të shëndosha dhe të çojnë mandatin e paraparë deri në fund siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës (me shumë mangësi, Kushtetutë e cili kërkon të rishikohet)
“Meritokracia” e individëve të cilët përfaqësojnë këto institucione nuk është marr asnjëherë si arsye, që personat në fjale të ushtrojnë detyrën të cilën ata e meritojnë, duke u bazuar në përgatitjen e tyre profesionale adekuate, për rolin që po marrin, “backgroundin gjithëpërfshirës” apo “pedigren diplomatike” që duhet pasur dhe të pajisur me vlera dhe norma të mirëfillta bashkëkohore etiko-respektuese dhe që shkojnë në raport me përgjegjësinë dhe përmbajtjen e detyrimeve të rëndësishme që ata marrin në shoqëri.
Në Kosovë është bërë sikur praktik normale që njerëzit, që aspak nuk e meritojnë të jenë në pozita vendim-marrëse, në shumicën e rasteve gjinden aty, si rrjedhojë e interesave të ndryshme partiake, personale dhe përfitimeve me karakter të ndryshëm, si rezultat i abuzimit të pozitës dhe privilegjeve që ato bartin me vete, duke u keqpërdorur në masën më të madhe, e assesi të dedikohen për misionin e besuar që ata janë zgjedhur, me një fjalë ATA, të përzgjedhurit duhet të personifikojnë, vlera, unitet, avancim shoqëror – politik, ekonomik, social, me qëllim të përfaqësimit të denjë të qytetarëve të Kosovës, e jo interesave të ngushta individuale apo të një grupi, klani të caktuar për avantazhe me synime të ndryshme antishoqërore.
Si rezultat i këtyre dukurive në institucionet e Kosovës ku nepotizmi, apo lidhjet familjare, fisnore janë mbi aspiratat shtetërore dhe krijimit të një demokracie ku rendi dhe ligji do funksionoj, në qëllim të funksionimit apo të organizimit më të mirë të të gjitha segmenteve të jetës së qytetarëve të Kosovës, ne sot ballafaqohemi me sfida të cilat janë të panevojshme, të cilat e ndalin rrugën e prosperitetit të kësaj shoqërie dhe avancimit të saj në rrugën që e ndjek drejt integrimeve qofshin ato rajonale apo evropiane.
Pra, me një gjendje të tillë në institucionet e Kosovës mund të themi se kemi një gjendje krize të rregullimit të brendshëm institucional, shtetëror, i cili me vete do bart pasoja edhe në planin e integrimit të jashtëm apo faktorizimin e Kosovës në planin ndërkombëtarë, do kemi regres në procese avancuese të cilat janë edhe ashtu të ngadalshme, dhe si rezultat i këtyre ngjarjeve ato do krijojnë impakt në procesin e stabilizim-asocimit, liberalizimin e vizave, tek organizatat ndërkombëtare me karakter ekonomik, financiar FMN, OBT,etj., numrin e njohjeve që Kosova i pret të inkuadrohet në të gjitha organizatat multinacionale relevante, do ndikoj edhe në procesin e bisedimeve me Serbinë, i cili edhe ashtu ishte shumë i kundërshtuar nga një shumicë e konsiderueshme e shoqërisë Kosovare (pa një platforme të qartë te bisedimeve dhe synim përfitues, të definuar që të arrihet gjatë këtij procesi në të mirë të Kosovës)
Çfarë e pret Kosovën në ditët e ardhshme ne vetëm mund të paragjykojmë, a do ketë rikandidim të sërishëm të ish presidentit? A do përkrahet nga partneri i koalicioni në pushtet? A do shpërbehet ky koalicion i përcjellë me shumë të meta dhe shumë i përfolur gjatë themelimit të tij? A do shkoj Kosova prapë në zgjedhje të reja? A do shpartallohet Kuvendi i Kosovës? A do mund të vazhdoj jetën institucionale ky koalicion i brishtë? Mbetet të shihet në ditët që vijojnë, jo fortë të këndshme për Kosovën dhe shoqërinë e saj.
Mendoj që kjo elitë politike nuk është ne gjendje të merret me probleme të cilat kjo shoqëri i ka para vetes, duket më se e qartë se është, “kafshatë e madhe”, proceset dhe rruga që po dëshiron ky vend të merr. Vlerat, normat dhe kërkesat e shoqërisë prej vitit 1999 e deri më sot kanë ndryshuar rrënjësisht, pra dallohen qëllimet dhe synimet para dhe pas Pavarësisë së Kosovës. Pas luftës shoqëria ka pas nevoja të ndryshme në raport me ditët e sotme ku kërkohet ekspertiza, profesionalizmi, përkushtimi, ndërgjegjja e pastër dhe përgjegjësia ndaj votuesve me qëllim të krijimit të kushteve sa më të favorshme për një jetë sa më të mirë të qytetarit të Kosovës. Ashtu që koha nuk është duke punuar në favor të përfaqësuesve tanë e kjo ka pasoja të mëdha edhe në shoqërinë tonë kur refleksionet e tyre negative, dita-ditës jemi duke i ndie shumë e më shumë.
Pas disa tentimeve të dështuara në krijimin e institucioneve demokratike në Kosovë, nuk mbetet tjetër vetëm kjo shoqëri të kërkoj alternativa tjera në përfaqësimin e tyre, i cili do ishte i denjë, legjitim dhe i respektueshëm, …. apo edhe ne si shoqëri nuk meritojmë një përfaqësim më të mirë se që kemi për momentin?
Shpresoj që të gjithë atë që e fituam me mund të madh, sakrifica e luftë me gjak, mos ta humbim tani në paqe, për shkak të injorancës, përfitimeve personale, jo përfaqësimit të denjë, papërgjegjësisë institucionale dhe vizionit të paqartë për t’i shtyrë proceset e avancimit të shoqërisë përpara.
“Arroganca nga të merituarit është shumë më fyese për ne, se sa arroganca e atyre pa meritë: për meritën vetvetiu është fyerje” – (Friedrich Nietzsche)
(Autori është absolvent në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Sociologjisë)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-45-780x439.jpg)
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-21-780x439.jpg)
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
![Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738862146398-780x439.jpg)
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
![Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rashford-4-780x439.jpg)
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin