Për harrestarët nuk mjafton as një kronikë besnike ngjarjesh, për të cilat ka një mal dokumentesh në letër dhe në shiritin e filmit për njëqind vjetet e fundit të historisë sonë.
Fill pas kapitullimit gjerman më 1945, në Prizren u mbajt kuvendi i Kosovës me rend dite të përcaktuar nga serbët. Ne emër të njëfarë aneksimi të ri të Kosovës kërkohej vota e delegatëve që të thonë fjalën e tyre për bashkim “demokratik” me Serbinë. Të gjithë shqiptarët që kundërshtuan këtë aneksim u ndoqën, u arrestuan e u dënuam me pushkatim. Ata që e kishin bërë planin, vazhduan të thonë se ky kuvend vendosi që Kosova t’i bashkohet Serbisë.
Në vitin 1958, shkollat që ishin hapur në gjuhen shqipe u kërcënuan me mbyllje. Pas një proteste të fuqishme të shqiptarëve në vitin 1958, u arrestuan e u dënuan shumë aktivistë të çështjes kombëtare. Në ketë rast u arrestua e u dënua Adem Demaçi me pesë vjet burg. Si rezultat i demonstratave, shkollat fillore e të mesme vazhduan punën në gjuhën amtare.
Demonstratat e fuqishme vazhduan edhe në vitin 1968. Serish arrestohen me qindra protestues, bashkë me Adem Demaçin që kësaj here dënohet me 15 vjet burg.
Zhvillimi i hovshëm i ngjarjeve solli problemin e shqiptarëve të Kosovës në federatën jugosllave. Po këtë vit mori udhë iniciativa e ndryshimeve kushtetuese në gjithë RSFJ-në. Deri në vitin 1974, kur hyri në fuqi kushtetuta e re, asnjëra nga republikat dhe dy krahinat nuk kishin territor të përkufizuar. Për këtë punë, KQ i LKJ-së autorizon malaziasin Sreten Zhujoviqin dhe sllovenin Eduard Kardelin, slloven. Ata për pak më shumë se pesë vjet e sollën në tavolinë hartën e kufijve të këtyre njësive të federatës, me fiks tetë njësi. Kosova u bë pjesë konstituive e federatës jugosllave
Në literaturën historike të Kosovës, për punën e Sreten Zhujoviqit dhe Eduard Kardelit ka shkruar dhe botuar libër historiani Seit Lipa. Në këtë libër me titull “Kosova në periudhën e rindërtimit socialist”, ai flet edhe për arsyetimin që kanë bërë Sreten Zhujoviqi dhe Eduard Kardeli para kuvendit federativ edhe para KQ të LKJ-së për vendosjen e kufijve administrativ të çdo njësie.
Veç tjerash, Seit Lipa shkruan: Kosova pa pjesën veriore të saj, që ishte kolonizuar në tërësi nga serbët në kohën e Kralit para Luftës së Dytë Botërore, është një copë toke tepër e varfër për të mbijetuar si territor autonom. Prandaj, në ato kohë u vizatuan kufijtë e KSAK. Edhe emri Kosovë u zyrtarizua me kushtetutë dhe në çdo ligj.
Megjithëse kushtetuta solli shumë të drejta e barazi për shqiptarët, pushtetarët shqipfolës kurrë nuk i zbatuan sa duhet. Federata mbahej në kukëza. Në çdo tubim që thirrej sipas detyre, në çdo rast në Beograd, temë bëhej Kosova. Në të gjitha kongreset e LKJ-së, nuk është folur për pikat e caktuara më parë, por për shqiptarët dhe për Kosovën, temë që e impononte me forcë Serbia. Nga çdo kongres miratohej platformë e re kundër shqiptarëve.
Vdekja e Titos solli edhe vdekjen e Jugosllavisë. Tito vdiq më 1980, ndërsa në vitin 1981 u zhvilluan demonstratat më të mëdha në Kosovë, kur doli për lendinë edhe kërkesa që Kosovës t’i njihet statusi i Republikës. Gjithçka mori teposhtën për Kosovën dhe autonominë e saj në letër.
Prej atëherë askush nuk e lexonte kushtetutën për të thënë çka mund dhe duhet të mbrohet. Shqiptarët, si zakonisht u përçanë. Ata që edhe me metafora kundërshtuan ndërhyrjen e policisë serbe në Kosovë në vitin 1981, u përjashtuan nga partia dhe nga puna. Kështu, autonomia e Kosovës jetoi duke u zvarritur deri kur Sllobodan Milosheviqi tha qartë se do ta rrënojnë. Ai e merr komandën në katër njësi federative. Përfaqësuesin e fundit të Kosovës në kryesinë e shtetit jugosllav, Riza Sapunxhiun, e zëvendësoi Sejdo Bajramoviq.
Serbia kishte përgatitur shumë masa. Mbylli me forcë të gjitha mediat në gjuhën shqipe. Në të gjitha komunat vendosi kryetarët serbë. I dëboi nga puna të gjithë punëtorët shqiptarë, kudo që ishin në administratën publike. Largoi nga puna të gjithë punëtorët shqiptarë në fabrika e miniera. Dëboi studentët nga ndërtesat e të gjitha fakulteteve. Largoi të gjithë nxënësit shqiptarë nga shkollat e mesme dhe fillore, edhe fëmijët shqiptarë nga kopshtet parashkollore. Largoi të gjithë mjekët shqiptarë nga të gjitha spitalet dhe ambulancat.
Shqiptarët u përjashtuan përfundimisht nga sistemi politik e ekonomik. EU nxori një rezolutë që dënonte këto masa dhe kërkonte bisedime për ndonjë autonomi. Serbia nuk e ka lexuar kurrë atë rezolutë.
Shqiptarëve iu kishte mbetur vetorganizimi apo ikja jashtë atdheut. Deri me paraqitjen në skenë të UÇK-së, Serbia as nuk fliste që ekzistojnë shqiptarët.
Pas fillimit të luftës së armatosur, bashkësia ndërkombëtare i solli me detyrim palën shqiptare dhe serbe në një takim ndërkombëtar në Rambuje. Pas shumë ditësh, u arrit të hartohet një dokument bazë për marrëveshje të përkohshme të cilin e nënshkroi pala shqiptare po jo edhe ajo serbe.
Pasuan 78 ditë bombardime të NATO-s. Në Kumanovë u shpall përfundimi i luftës dhe tërheqja e forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova. Më vonë u caktua edhe një emisar për të hartuar planin e pavarësimit të Kosovës, që njihet si Plani i Ahtisarit. Serbia e refuzoi këtë plan pa lexuar fare
Pas disa vitesh të përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare palët u ulen në bisedime, siç thoshin teknike, në Bruksel. Çdo takim në Bruksel shpallej historik. Kështu vazhdoi me vite. Erdhi edhe Ohri. Edhe këtë takim të gjithë ata që morën pjesë e shpallën historik.
Kriza tash duket gati sikur në përfundim të luftës. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë thanë se marrëveshja e Ohrit është obliguese për të dy palët, edhe pse nuk ka nënshkruar Serbia. Kështu, jo që nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por shpërthyen edhe eksese. U rrezikuan dhe u preken edhe ushtarët e NATO-së, si dhe forcat policore të Kosovës.
Nga Brukseli nuk u dëgjua dikush që të thotë se Serbia nuk ka nënshkruar asgjë, por se duhet ta respektojë marrëveshjen. Emisarët ndërkombëtarë iu vërsulen Kosovës që ta detyrojnë të lëshonte pe ndaj kërkesave të Serbisë. Siç dihet, gjithçka sillet për njëfarë asociacioni të komunave serbe. Brukseli po bëhet i verbër e i shurdhër duke menduar se Serbia nënshkruan ndonjë marrëveshje, megjithëse presidenti serb ua ka thënë qartë se kurrë nuk do të nënshkruaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet