Incizimet e trurit mund të parashikojnë nëse keqbërësi do ta përsërisë veprën

Neuroshkencëtarët amerikanë pohojnë të kenë gjetur mënyrën që në bazë të skanimit të trurit të parashikojnë nëse keqbërësi do ta përsërisë veprën.
Sipas ekspertëve amerikanë, keqbërësit tek të cilët shihet zona me aktivitet më të dobët në zonën e trurit e lidhur me marrjen e vendimeve dhe veprimit kanë gjasa më të mëdha për t’u arrestuar përsëri.
Ekipi i udhëhequr nga Kent Kiehl, neuroshkencëtari në Mind Research Network në Albuquerque ka studiuar grupin prej 96 të burgosurve meshkuj pak para lirimit të tyre nga burgu. Ata kanë skanuar trurin e të burgosurve derisa ata në kompjuterë kanë bërë ushtrime në të cilat është dashur të marrin vendime të shpejta dhe të frenojnë reaksionet impulsive.
Duke përdorur rezonancën magnetike funksionale në të cilën matet qarkullimi i gjakut përmes pjesëve të caktuara të trurit në veçanti kanë përcjellë aktivitetin në korteksin e përparmë cingular, transmeton Koha.net. Të burgosurit i kanë përcjellë për katër vjet të tjera. Ata me aktivitetin më të ulët në korteksin e përparmë cingular kanë pasur shanse më të mëdha të arrestohen përsëri pas daljes nga burgu.
Kjo është vërtetuar pasi janë marrë parasysh faktorët tjerë të rrezikut si mosha, droga ose alkooli.
Meshkujt të cilët kanë pasur dyfish aktivitet më të ulët në atë pjesë të korteksit të trurit kanë pasur 2.6 herë shanse më të mëdha për t’u arrestuar përsëri për të gjitha krimet dhe 4.3 herë më shumë shanse për t’u arrestuar për krimet jo të dhunshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe