Imuniteti, çfarë është ky?!
Filluan në Shqipëri debatet dhe polemikat me rastin e zëvendëskryeministrit Ilir Meta, i cili pas publikimit të dosjes Meta-Prifti, për të tërhequr vëmendjen e opinionit nga videoja që qartë inkriminonte atë në një akt korrupsioni institucional, filloi të japë deklarata në cilësinë e një institucionalisti konstruktiv, i gatshëm për t’i dhënë mundësi hetuesisë të fillojë çfarëdo hetimi ndaj rastit korruptiv. “Gatishmërinë” e tij Meta e dëshmoi duke hequr dorë vullnetarisht nga imuniteti që gëzonte si “përfaqësues i popullit”. Duke parë se një lojë e tillë u prit mirë nga opinioni i cili duke mos qenë në gjendje të kuptojë saktë nocionin e imunitetit, aq më pak mënyrën e fitimit dhe të humbjes së tij, Meta konsideroi se fitoi, sadopak, simpatinë e opinionit me gjestin e tij. Mazhoranca e djathtë, aleate në pozitë, i mori lakmi dhe organizoi një teatër të ngjashëm, por kësaj radhe me më shumë kukulla. Kësaj radhe gatishmërinë për të lënë imunitetin e shprehu i gjithë grupi parlamentar i PD-së. Çka ndodhi me këto imunitete, të Meta-s dhe aleatëve të tij të PD-së, nuk do shpjegim, ishte thjeshtë një lojë mediale për të zhvendosur vëmendjen nga çështja kryesore, korrupsioni.
Ndërsa rasti i fundit, por pak më i veçantë është rasti i Fatmir Limajt. Por këtu situata ndryshon për faktin se Limaj nuk është duke u akuzuar për korrupsion dhe se në rastin konkret ai po akuzohet për një vepër që nuk hynë nën kornizën e “fushëveprimit të deputetit”. Kemi të bëjmë me një situatë ku Limaj ka shprehë gatishmërinë e tij të plotë për t’iu nënshtruar ligjit, qoftë edhe përmes heqjes dorë apo marrjes nga ana e parlamentit të imunitetit që gëzon si deputet.
Por çka nënkuptohet nga ajo që mediat po e quajnë heqje dorë nga imuniteti po duket e vështirë paksa për ta interpretuar. Për deri sa Limaj shpjegonte se është i gatshëm t’i nënshtrohet ligjit, kuptohet duke përfshirë edhe imunitetin pasi me siguri ka qenë shumë e kuptueshme për të se imuniteti që Kushtetuta jonë i garanton ka të bëjë vetëm me mbrojtje ndaj masës së arrestit për atë çka Limaj thotë dhe vepron në kuadër të Kuvendit, dhe Kushtetua e Kosovës nuk i ofron mbrojtje ndaj një padie për krime lufte e që është jashtë funksionit dhe veprimtarisë së deputetit. Neni 75 i Kushtetutës së Kosovës ndër të tjera përcakton se ‘‘Imuniteti nuk pengon ndjekjen penale të deputetëve të Kuvendit për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive së tyre si deputetë të Kuvendit”.
Limaj ishte shumë i qartë në deklaratën e tij të cilën në një emision të RTK-së e sqaroi edhe avokati i tij Tomë Gashi i cili interpretoi imunitetin si kategori juridike që mund të ia merr vetëm Kuvendi me votim (dy të tretat e deputetëve) pasi posti i deputetit nuk është post i emëruar, por i zgjedhur. Kjo procedurë mund të filloj vetëm nëse prokurori i shtetit (kryeprokurori) kërkon nga Kuvendi një gjë të tillë.
Praktikisht nëse analizojmë situatën atëherë Limajt nuk do t‘i hiqet imuniteti edhe pse ky imunitet ka të bëjë vetëm me mbrojtje për atë çka Limaj thotë dhe vepron si deputet, ky pak imunitet që Kushtetuta i siguron Limajt nuk do t‘i hiqet nga Kuvendi, sepse edhe vetë prokurori i shtetit deklaroi se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
Në këtë rast është e interesit të veçantë të analizohet drejtë Kushtetuta dhe të interpretohet saktësisht vëllimi apo kapaciteti (doza) e imunitetit që Kushtetuta e Kosovës i ofron një deputeti që është në ushtrim të mandatit.
Neni 75 pa specifikuar asgjë rreth imunitetit përcakton vetëm pamundësinë e arrestimit dhe ndalimin e deputetit përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet i Kuvendit pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Ajo qe është kujdesur për t‘i tejkaluar kompetencat kushtetuese është Rregullorja e Kuvendit e cila jo rastësisht është bërë edhe objekt shqyrtimi dhe interpretimi edhe me rastin e zgjedhjes se Presidentit Pacolli. Rregulla 13 e kësaj rregullore që rregullon çështjen e imunitetit përfshinë më shumë prerogativa se sa vetë Kushtetuta. Në rregullën 13 pika 2 thuhet: “Deputeti gëzon imunitet edhe ndaj çdo mase arresti dhe ndjekjeje penale në lidhje me veprimet e tij, derisa Kuvendi i Kosovës të marrë vendim për heqjen e imunitetit të tij.” Përderisa Kushtetuta përcakton se imuniteti vlen vetëm në periudhën sa deputeti ushtron funksionin e tij dhe vetëm për atë çka deputeti thotë dhe vepron në cilësinë e deputetit rregullorja tejkalon kompetencat kushtetuese duke përfshirë imunitetin si pengesë ndaj çfarëdo mase arresti, pa specifikuar se a bëhet fjalë për kohën kur deputeti nuk ka qenë nën mandat. Këtij tejkalimi kompetencash i bashkëngjitet edhe pika 5 e rregullës 13 e rregullores e cila thotë: “Përjashtimisht nga paragrafi 2 masa e paraburgimit mund të ndërmerret ndaj deputetit pa pëlqimin paraprak të Kuvendit, në rastin kur ai ose ajo kapet në kryerje e sipër (in flagranti) të një vepre të rëndë penale, që është e dënueshme me pesë (5) ose më shumë vjet burgim”.
Pra mospërputhja mes kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit në interpretimin e imunitetit si institute (kategori) juridike është diametralisht i kundërt e që në mendimin tim lënë hapësirë për ta quajtur rregulloren e punës së Kuvendit si jo-kushtetuese.
Kjo situatë që unë e quaj defekt juridik i legjislacionit të aplikueshëm në Kosovë, nuk do të jetë në gjendje t’i shërbejë mbrojtjes institucionale dhe ligjore siç është rasti me Limajn, por përkundrazi do të prodhojë destabilitet juridik në situata të tilla. Me këto akte juridike në fuqi unë nuk e shohë të udhës që ata që e njohin më së miri kushtetutën, deputetët, të përdorin imunitetin që jep pikërisht ky dokument, me qëllim të mbrojtjes së vlerave të luftës. Ndërsa, puna dhe veprimet e EULEX-it nuk bien nën kontrollin dhe përgjegjësinë e juridiksionit kushtetues, pasi që Zyra Civile Ndërkombëtare – ICO dhe EULEX, nuk janë kategori kushtetuese. E kuptohet se legjitimitetin dhe mbështetjen ligjore këto institucione e kanë në pakon e Ahtisarit. Pako e cila ka supremaci edhe ndaj aktit më të lartë juridik të Kosovës, Kushtetutës. Kjo gjë sqarohet edhe nga vetë Kushtetuta, neni 143 pika 2: “Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë”.
Pasi është botërisht e ditur që në këtë kushtetutë nuk kanë dorë, apo thënë më qartë nuk është përfshirë vullneti pikërisht i atyre që bënë luftën, prandaj nuk është për tu habitur nëse një kushtetutë që është më shumë një ujdi ndërkombëtare për funksionim të përkohshëm dhe “të mbikëqyrur” të institucioneve të pavarura të Kosovës, nuk arrin të mbrojë dhe përkujdeset edhe për vlerat e luftës. Vlera të cilave kjo kushtetutë iu është shmangur. Tingëllon shumë jo profesionale që “imunitetin” që për herë të parë e gjejmë në Bill of Rights në Angli më 16 dhjetor 1689, në atë kohë i paraparë për të mbrojtur deputetët nga paditë penale dhe censurat e të shprehurit, sot, në një shoqëri demokratike të përdoret si mjet për të mbrojtur lavdinë e një lufte për liri. Apo me gjuhën popullore mbase do të thuhej “ishalla s’mbetet UÇK-ja për tu mbrojtur nga një imunitet deputeti”.
(Autori është student i drejtësisë, i interesuar në çështje kushtetuese)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin