Pjesa dërmuese e të hyrave për arkën e buxhetit të shtetit të Kosovës vazhdon të mblidhet nga Doganat, kjo pasi që Kosova vazhdon të importojë mbi 80 për qind të produkteve konsumuese. Por, me rastin e rritjes së nivelit të integrimit të Kosovës në mekanizmat evropianë, këto të hyra do të zvogëlohen dhe disa prej tyre, madje edhe do të eliminohen.
Megjithatë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike dhe atyre doganore, hendeku që do të krijohet sa i përket taksës doganore që është 10 për qind për importin e produkteve nga Bashkimi Evropian, nuk do të ketë efekte të mëdha.
“Sipas disa përllogaritje që janë bërë, janë 25 milionë euro në vit, e ato do të mbulohen përmes investimeve të cilat do t’i bëjë Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumenteve të para-anëtarësimit dhe nëpërmjet tyre do të bëhet kompensimi i atyre ‘humbjeve’ që do t’i pësojë arka e buxhetit të shtetit të Kosovës. Ne, si shoqëri dhe si ekonomi, nuk duhet t’u frikësohemi integrimeve evropiane se vetëm ato gjenerojnë zhvillim”, thotë eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi.
Pjesa dërmuese e të hyrave për arkën e buxhetit të shtetit të Kosovës, të cilat grumbullohen në pikat kufitare, nuk janë vetëm taksë doganore, se shumica prej tyre janë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në import dhe akciza. Të gjitha këto taksa, sqaron Gashi, do të mbeten edhe pasi që Kosova të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe pasi që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër, ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se mbledhja e të hyrave për arkën e shtetit nga Doganat, aktualisht, është mënyra e vetme.
“Realisht, kjo ka qenë zgjidhja e vetme. Në një rrethanë ku 80 për qind e asaj që ne e konsumojmë janë mallra nga importi, nuk ka pasur një zgjidhje tjetër vetëm se të bëhet kjo. Gjithsesi, kjo ka qenë më e lehtë sepse shtrirja apo mbledhja e tatimeve në brendi, është shumë më e komplikuar sesa ajo që bëhet nga autoriteti doganor në kufi”, sqaron Huruglica.
Por, sipas Huruglicës, gradualisht duhet të ketë një shtrirje tatimore në brendi dhe jo shteti të varet aq shumë nga të hyrat që futen në kufi.
Fuqizimi i Administratës Tatimore të Kosovës, shton ai, është thelbi i një shtrirje më të mirë të kontrollit tatimor.
“Duhet të gjendet një mundësi që përmes masave stimuluese të nxitet zhvillimi ekonomik i vendit, punësimi dhe duke i nxitur këto, gradualisht do të krijohet një bazë më e mirë tatimore në brendi. Po ashtu, duhet të luftohet informaliteti, sepse vlerësohet se ka informalitet në brendi nga shërbimet ose nga veprimtaritë e caktuara, ku nuk paguhen tatimet e mjaftueshme”, thekson Huruglica.
Edhe Gashi thekson faktin se Kosova duhet të investojë në kapacitetet prodhuese dhe shërbyese, që të jetë konkurrente fillimisht me rajonin dhe pastaj me vendet tjera të Bashkimit Evropian.
“Ne mund të jemi konkurrent me prodhime bujqësore, ne mund të jemi konkurrent me prodhimin e energjisë elektrike, pasi që kemi kapacitete të mëdha, mund të jemi konkurrent me miniera dhe minerale dhe ne duhet ta gjejmë atë sektor ekonomik ku nuk është konkurrenca e ashpër nga vendet e Bashkimit Evropian”, shton Gashi.
Buxheti i Kosovës, i cili mbushet nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës për vitin 2015 është 1.5 miliardë euro. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar