Imazhi i “paqes” mbi kufomat e gjalla
Sot njerëzit flasin për shumë tema siç janë teknologjia, ndotja e ujit dhe e ajrit, uria, vlerat morale dhe shumë tema në fusha tjera. Si rrjedhojë e kësaj kanë dalë në pah edhe shumë çështje tjera, si çështja e paqes, drejtësisë, tolerancës, mirëkuptimit, dialogut.. Fatkeqësisht, në Maqedoni, pavarësisht nga disa përpjekje shpresëdhënëse të disa organizatave të pavarura, bëhet çmos që këta çështje të harrohen dhe për temat e paqes, tolerancës, drejtësisë dhe dialogut të flitet vetëm kur në shtet vjen ndonjë përfaqësues i UE-së dhe SHBA-së.
Këtu luftohet që politika të bëhet e “shenjtë”, kurse selitë e partive vende të “adhurimit”. E nëse futesh brenda për ti kryer “ritualet” do bëhesh i satanizuar! Në rrënjët e problemit qëndron botëkuptimi nacionalist, si dhe paaftësia me u ballafaquar me realitetin. Sot, në emër të ardhmërisë shkelet mbi kufomat e të vdekurve…, kurse më e keqja dhe e tmershmja është se shkelet mbi kufoma të gjalla, mbi fëmijët shqiptar. Pikërisht, këtu krijohet imazhi i parë, kuptohet i keq.
Ky imazh krijohet mbi dritën e trëndafilit të fëmijës shtatëvjeçar shqiptar që për një të ardhme do të detyrohet, në të njëjtën kohë, të mësoje dy alfabete, shkronjat shqip dhe alfabetin maqedonas. Vallë kjo është përpjekje për të krijuar imazhin e paqes pozitive apo për të krijuar huti te fëmijët shqiptar? Si do të jetë në gjendje ai fëmijë të mësoje në të njëjtën kohë dy alfabete kur dihet se dallohen njëri nga tjetri. Kur B-ja e shkruar në shqip ka kuptimin e V-së në gjuhën maqedonase, apo P-ja në shqip lexohet R në maqedonisht.
Ardhmërinë po e përjetojmë! Ajo nuk dallon nga e djeshmja, ngase nuk ka vullnet të mirë. Nuk ka ndryshime se kolltukët e qeverisë janë mbi popullin. E neve çka na mbetet, apo të pranojmë thënien e S. Kierkegard që thotë: “…çka më pret? Ç’do të më sjellë ardhmëria? Unë nuk e di. Nuk parandjej asgjë… Para meje gjithmonë kam hapësirë të zbrazët; ajo që më shtyn përpara është një konsekuencë e cila shtrihet pas meje. Kjo jetë në themel dhe në mënyrë aq të tmerrshme është e kthyer kokë teposhtë saqë kjo nuk mund të durohet.”.
Imazhi i dytë: është krijuar tek “Guri i Beqës” në Tanushë. Atje ku filloi demokratizimi i Maqedonisë. “Guri i Beqës” ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm si pike strategjiko – luftarake, apo ngase nga aty sheh bukuritë e Kosovës po edhe si pikënisje të kthimit të vlerave kombëtare, ku rrezet e diellit gjithmonë të ngrohin dhe të japin shpresë. “Guri i Beqës” është simbol i qëndresës, nga aty shihet flamuri i ngritur lartë mbi kalanë… aty ku pushojnë dëshmorët. Atje politikanët shqiptar nuk shkojnë. Tanusha është e lënë pas dore, në mëshirë të fatit. Habitem, në çdo vend ku ka pasur luftime më 2001 organizohen manifestime përkujtimore, në Tanushë jo. Ku qëndron problemi? Vallë ata njerëz e meritojnë një përbuzje të tillë, apo “jetësimi i idealeve” i shtrëngon aq fuqishëm sa që rruga për në Tanushë është e largët? Nuk e di, mundë të kenë frikë se po bëjnë ndonjë “incident kufitar”, gabimisht të shkojnë në qytetin e afërm të Kosovës, Vitisë…
Imazhi i tretë: një fëmijë që s’duhet të jetë më shumë se tetëvjeçar, me çantën e tij të qepur nga gjyshja e tij. Ai jeton në majën e kodrës, që nga “Guri i Beqës” shihen tre-katër shtëpi dhe që krijojnë një mëhallë të Tanushës. Këtë fëmijë po e shikove, besoj se asnjëherë nuk do të largohet nga kujtesa. Ai zgjohet shumë herët. Një orë i duhet udhëtim për të arritur në shkollë. Duhet të kaloje lumin e vogël, që dikur kishte funksionuar mulliri. Çuni i vogël i është adaptuar të ftohtit, me papuçe nëpër bore ec afro dhjetë kilometra dhe në kohë arrin në shkollë. Imazh abstrakt. Ky fëmijë ka arritur moshën e barrës së halleve që të lënë shije të hidhur. Sytë e tij shprehin dëshpërim, kurse duart e tij mungesën e lapsit. Politikanët në sytë e tyre janë vetëm fantazma, që nëse ua jep ndonjë laps për të vizatuar ndonjë nga politikanët tanë, ata me siguri do të bëjnë përpjekje maksimale, por në fund do të krijojnë një mozaik!
Tanusha është harruar nga qeniet njerëzore, por jo edhe nga Zoti.
(Autori është student për master – drejtimi Diplomaci në UEJL)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër