Iluzioni i shtetit
Nuk ka takim/konferencë/ligjëratë në qarqet akademike në vendet e Beneluksit, që kur përmendet BE-ja, Evropa ose gjithçka tjetër që lidhet me integrime evropiane, e ku nuk pyetet “si është e mundur që Kosova të ndodhë kështu”? Kjo pyetje elegante, zakonisht kërkon përgjigje në atë çfarë krejt ne të tjerët mendojmë “çka l***in po ndodhë”? Duke qenë sui generis – fillimisht si entitet politik në të drejtën ndërkombëtare – dalëngadalë jemi shndërruar në vend sui generis, me probleme sui generis, popullsi sui generis e sidomos me liderë sui generis e tej shkuar sui generis-it.
Në të shumtën e rasteve, pyetje të tilla nuk janë cinizëm dashakeq që vijnë nga qarqe të ‘Evropës lavire’, por nga kurioziteti profesional i njerëzve që frymojnë me politikën e jashtme të BE-së dhe Ballkanin, qoftë në akademi ose në rrafshe profesionale. Pyetjet e besa edhe komentet e tyre reflektojnë frikën mos po arrihet në një Bosnje të dytë – në kuptimin e dështimit të shtetit – përkundër numrit rekord të fondeve, ndihmës teknike dhe përkrahjes që merr Kosova prej BE-së, në raport me numrin e banorëve, në krahasim me secilin vend tjetër në rruzullin tokësor.
Duhet pranuar se shumica prej tyre – sidomos ata që nuk janë komplet strukturalistë në gjykim – nuk janë të informuar me arritjet kolosale qe ka pasur Kosova në këto vite e sidomos pas shpalljes se pavarësisë. Në këto qarqe është e qartë se Kosova është projekt i fuqive më të mëdha botërore dhe pyetjet/komentet e tyre nuk i drejtohen thjesht lidershipit kosovar, por kanë të bëjnë edhe me mënyrat se si ndihma dhe përkrahja ndaj Kosovës (nuk) po ka efekt që ta bëjë atë një shtet demokratik funksional. Është e vetëkuptueshme që, marrë parasysh shkallën e përgjithshme aktuale të zhvillimit ekonomik, social e politik, cilido lider, parti, apo forcë politike të vijë në pushtet në Kosovë do të kishte më shumë efekt të legjitimitetit të brendshëm dhe të jashtëm në kuptimin simbolik dhe kozmetik se sa legjitimitet që rrjedh nga një pozicion i caktuar dhe vizion për qeverisje. Besoj se kjo dukuri është e qarte për të gjitha vendet me sovranitet të kufizuar, ku ambasadorë e këshilltare ndërkombëtarë sillen si në Sulltanate dhe pushteti që përcakton drejtimin afatgjatë të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të qeverisjes është në qarqe ndërkombëtare.
Në vende paksa më serioze se Kosova, qarqet akademike janë materializimi i perëndisë në tokë, në kuptimin sa seriozisht merren dhe sa peshë kanë ato elita në politikë-bërjen e shteteve përkatëse. Është e vetëkuptueshme që po flas për vende ku universitetet nuk shërbejnë vetëm si shpërndarës formalë të certifikatave, të palidhur strukturalisht dhe funksionalisht me tregun dhe qeverisjen, që nuk shërbejnë aspak në zhvillimin e asaj që quhet ‘kapital social’ (i cili, në shoqëritë e zhvilluara, është kyç edhe për zhvillimin e kohezionit social), dhe që janë dukshëm më të paktë në numër. Thënë me të tjera fjalë, bëhet fjalë për universitete ku rektorët, shefat e katedrave e pastrueset nuk ndërrohen çdo katër vjet, varësisht se cila parti politike vjen në pushtet, e aq më pak ku libraritë janë të mbushura me fotokopje të skripteve, plagjiatura dhe me “punime akademike” që jetëgjatësinë e kanë po prapë katër vjet.
Për këtë shtresë të popullsisë evropiane, por edhe për pjesën tjetër që nuk është e përfshirë në baza ditore me jetën politike në Kosovë, fakti nëse neve na kanë njohur 76 shtete ose 777 është shumë më i parëndësishëm në krahasim me atë çka Kosova sot përfaqëson vetë në shtetësinë e saj. Me krejt këta njerëz që më ka rënë rasti të bisedoj shprehet habia si ka mundësi që ministra, zv. ministra, kryeministra që akuzohen për keqpërdorime e krime sado nga qarqe margjinale, vazhdojnë “të jetojnë të lumtur”? Ose, a meritojnë popullsi të tëra të jenë të etiketuara për shkak të individëve të caktuar? Si i bëhet me popullsinë më të re, e cila statistikisht është ndër më të pashkolluarat në Evropë dhe ku papunësia ndër ta është diku te 70%? A ka rrezik të radikalizohet Kosova, kur vendi është në krizë identiteti? A i kërset kujt për këtë punë? Sa do të jetë e lehtë të ruhet qetësia shoqërore e publike, kur prodhimi dhe zhvillimi ekonomik janë në stagnim kryeneç tash e sa kohë? Cila është perspektiva e atyre njerëzve që jetojnë atje?
Jeta politike, shoqërore, kulturore e amvisërore në Kosovë, si rezultat i injorancës, manipulimit? – është kryesisht më e fokusuar nëse në një takim rajonal në ndonjë fshat në Slavonski Brod për tregtinë e kastravecëve, Kosova paraqitet si shtet i pavarur apo si ‘UNMIK 1244’ se sa në një seri problemesh më të mëdha se lashtësia dhe krenaria jonë. Athua çfarë ndryshimi esencial/praktik në jetën tonë do të kishte edhe nëse paraqitemi me emrin Republika e Kosovës në një takim rajonal dhe prapë vazhdojmë të importojmë kastraveca të vyshkur prej Maqedonisë? Vetëm për të kënaqur iluzionin tonë optik për shtet?
Dhe kjo logjikë nuk është monopol i qeverive. Edhe ai konfiguracion i arnuar i jetës shoqërore, kulturore e mediatike vazhdon t’i mëshojë agjendës turbo-folk ballkanike të shtet-bërjes – fokusim në njohje si numër e jo zhvillim brenda, fokusim në ‘kush ia nguli kujt’ në filan takimin, e të tjera banalitete si këto.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin