LAJMI I FUNDIT:

ILO – Një organizatë botërore pa dhëmbë

Në sfondin e krizës financiare dhe ekonomike Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) kërkon një pakt global për punën. Por ILO mund të arrijë shumë më pak nga sa synon në të vërtetë.

Me krizën financiare dhe ekonomike shumë njerëz në mbarë botën po humbasin vendet e punës. Kjo prek jo vetëm vendet e Veriut, por në radhë të parë vendet në zhvillim. Kujt i duhet të kërkojë punë në sektorin informal të punës, fiton pak, nuk ka sigurim social dhe shpesh herë konfrontohet me një risk të madh aksidentesh. Si rrjedhojë Organizata Ndërkombëtare e Punës ka krijuar prej kohësh standarde, që në të vërtetë ajo ka dashur t’i pengojë.

"Drejtësi sociale – vetëm kjo është baza për një paqe të qëndrueshme." Ky postulat ka qenë një nga bindjet bazë të ILO-s, kur ajo u themelua më 11 prill 1919 në kuadër të bisedimeve të paqes në Versajë. Sot duke qenë një organizatë e OKB-së me seli në Gjenevë ILO ka për qëllim të përmirësojë kushtet e punës dhe të sigurimin social të njerëzve që punojnë në mbarë botën.


Nevoja e një standardi minimal ndërkombëtar për nxitjen e punësimit dhe sigurinë sociale 20 vitet e fundit në haresë

Nevoja e një standardi minimal ndërkombëtar për nxitjen e punësimit për sigurinë sociale dhe kushtet e punës kanë dalë gjithnjë e më shumë jashtë ndërgjegjësimit në 20 vitet e fundit. Në vend të kësaj nga ana e ekonomisë është përfaqësuar një politikë që ishte e mendimit se ndërkombëtarizimi dhe politika ekonomike e orientuar nga një tregti e lirë do të kenë një ndikim pozitiv në kushtet e punës dhe në standardet minimale.

Që kjo nuk ka qenë kështu është vërtetuar nga shumë studime. Më shumë ato kanë treguar se ka pasur gjera të tilla si: ulje rrogash, shkurtim të shërbimeve sociale dhe pengesa të punës së sindikatave në vendet e industrializuara perëndimore, madje deri në rroga, me të cilat nuk siguron as bukën e gojës si edhe punë skllavëruese dhe të miturish, kryesisht në vendet në zhvillim dhe ato vende që janë në industrializim e sipër. Për t’i dalë përpara një fenomeni të tillë ILO ka zhvilluar standarde dhe programe apo edhe konventa si edhe u ka kërkuar 183 vendeve anëtare t’i ratifikojnë dhe venë në jetë ato.

ILO ka zhvilluar standarde, programe dhe konventa

Këto konventa bëhen me konsensus dmth të gjithë anëtarët që përfaqësojnë pjesë të barabarta të ILO-s, përfaqësues të shteteve, të sindikatave dhe të punëdhënësve i mënjanojnë me anë të bisedimeve të gjitha vështirësitë, pengesat dhe interesat e ndryshme deri në arritjen e një konvente. Më tej ato duhet të ratifikohen nga shtetet përkatëse me qëllim që atyre të mund t’u referohen si punëmarrësit ashtu edhe organizatat.

Dhe ky është problemi pasi ILO nuk ka një mekanizëm për të arritur qëllimin. Suksesi i punës së tyre varet në fund të fundit nga vullneti i shteteve për të vënë në jetë njohuritë dhe eksperiencën e ILO-s. Ky vullnet mungon shpesh herë: SHBA-ja kanë ratifikuar vetëm 14 nga 199 konventat, Gjermania sidoqoftë 72. Ndër ato të paratifikuarat është ajo për marrëdhëniet në punë të parregullta.

Për të ushtruar presion mbi vendet që ata të nënshkruajnë konventat dhe të përmirësojnë kushtet e punës në mes të viteve 1990 lindi në radhët e sindikatave ideja për të futur një të ashtuquajtur klauzolë sociale brenda Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). OBT e rregullon tregëtinë botërore me mallra dhe shërbime me anë kontratash. Privilegje tregtare do të kenë ato vende që u përmbahen normave më themeltare të punës. Ndryshe nga ILO, OBT vendosi edhe sanksione në formën e gjobave doganore në kuadër të procesit të pajtimit në rast konflikti. Bisedimet për këtë klauzolë sociale duhet të konsiderohen tashmë të dështuara.