LAJMI I FUNDIT:

Ilir Deda në Vetëvendosje (?)

Ilir Deda në Vetëvendosje (?)

Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda nuk e mohon angazhimin e tij politik në Lëvizjen Vetëvendosje, ku tashmë kanë aderuar një pjesë e madhe e ish- bashkëpartiakëve të tij të FER-it.

Deda ka thënë se shumë shpejt do ta bëjë të ditur angazhimin e tij politik. “Do të aktivizohem në zgjedhjet e ardhshme, por ende nuk e di nëse do të jetë direkte apo indirekte. Një është e sigurt, se gjatë zgjedhjeve nuk do të jem në KIPRED, por do ta mbështes një subjekt politik”, ka thënë Deda në emisionin “Rubikon” të KTV-së, pa specifikuar se ku do të angazhohet, edhe pse e ka pranuar se ka pasur takime me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, citon reporteri.

Ai ka thënë se në takimin me Kurtin, ku i kanë bërë një analizë situatës, janë pajtuar 100 për qind, por kur kanë diskutuar për format që duhet përdorur për të dal nga situata, janë pajtuar në masën prej 70 për qind.

Deda ka thënë se nuk e sheh Isa Mustafën si alternativë, e cila sipas tij do të mund të sillte një qeveri, që do ta nxirrte vendin nga instalimi i korrupsionit dhe krimit.


Ai tha se nuk ka logjikë që dikush që e ka humbur Prishtinën, shkaku i qeverisjes jo të mirë, të vijë ta marr qeverinë qendrore dhe ta udhëheq mirë vendin.

Duke folur për zhvillimet në Universitetin e Prishtinës dhe në përgjithësi në Kosovë, ka thënë se këtu është instaluar metoda staliniste, sikur në Korenë Veriore dhe Bjellorusi. Këtë e ka thënë ai teksa ka folur, për siç ka thënë ai, kokëuljen e njerëzve ndaj pushtetit.

Deda ka shtuar Qeveria nuk mundi të rezistojë në rastin e UP-së, pasi u frikësua nga skenari i Bosnjës.

Sipas tij, ata që kanë shtyrë policinë dhe kanë bërë thirrje për dhunë ose kanë ushtruar dhunë, kanë qenë njerëz të infiltruar të pushtetit.

Deda, që ka qenë dikur këshilltar i Bajram Rexhepit kur ai ishte kryeministër dhe këshilltar i presidentes Jahjaga, tha se kur ai u arrestua kishte filluar policia të hidhte sprej. Por, në fakt ishte e kundërta, pasi në atë moment ai vetëm se po fliste me policinë. /Telegrafi/