LAJMI I FUNDIT:

Ilaçe të reja për të neutralizuar kokainën

Ilaçe të reja për të neutralizuar kokainën

Nga Kalifornia vjen lajmi se në Institutin Scripps është zbuluar një vaksinë e aftë për të bllokuar efektet e kokainës.

Kjo vaksinë, pasi "mëson" qelizat imunitare të organizmit të njohin drogën e ta shkatërrojnë atë para se të arrijë të veprojë në sistemin nervor. Në këtë mënyrë, marrja e kokainës nuk jep asnjë efekt.

Vaksina është provuar tek minjtë dhe po testohet këto ditë. Ndërsa në Universitetin e Cambridge, kanë eksperimentuar efektet e një substance e cila e injektuar tek minjtë, ka bërë që të ulet vartësia e tyre ndaj kokainës.

Studimi i cili zgjati 20 vjet, ka dhënë rezultate interesante, të publikuara tek "Nature". Shpresohet që ky ilaç të favorizojë daljen nga varësia ndaj drogave. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori