LAJMI I FUNDIT:

Idriz “milioneri”

Idriz “milioneri”

Kreu i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, figuron të jetë kryetari më i pasur në mesin e homologëve të tij nga komunat në jug të Kosovës, bazuar në publikimet e shpalosura në uebfaqen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Vehapi prin me posedim të pasurisë së paluajtshme në vlerë prej afër 320 mijë eurosh, i ndjekur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rreth 270 mijë euro të paluajtshme, ndërkohë që më pas në renditje vijnë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ai i Suharekës, Sali Asllanaj, i Mamushës, Arif Butuc, derisa në rubrikën e formularit të kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, figuron deklarimi i një zyrtari tjetër të lartë publik.
Idriz_Vehapi
Ish-ministri i Bujqësisë, tani kryetari i Rahovecit, në deklarimin e tij ka bërë të ditur se posedon një shtëpi në ndërtim e sipër me vlerë 47 mijë euro, një shtëpi të trashëguar në vlerë 30 mijë euro, pastaj tokë të trashëguar dhe të blerë në vlerë 200 mijë euro, pyje të trashëguara 20 mijë euro dhe truall të blerë 22 mijë euro. Nga pasuritë e luajtshme ka shkruar se ka një mekanizëm bujqësor që vlen 8 mijë euro dhe një veturë që vlen 5 mijë euro. Vehapi ka deklaruar sa ka 6 mijë euro para të gatshme në bankë, si dhe detyrime prej 15 mijë eurosh për blerjen e truallit, shkruan Koha Ditore.

Te të ardhurat, Vehapi ka bërë të ditur se merr pagë 13 mijë e 228 euro si kryetar komune, dhe 6 mijë e 545 euro pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës. Gjithashtu ka shkruar se nga shkurti i këtij viti është angazhuar për mësimdhënie për 4 muaj në Universitetin e Mitrovicës për 300 euro në muaj. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Zbuloni çelësin e suksesit në konventën

Zbuloni çelësin e suksesit në konventën "Suksesi është qëllimi yt"

Denis Gafuri
Kalo në kategori