Identiteti kosovar, realitet apo mashtrim
Tema e identitetit kosovar, në shikim të parë le përshtypjen se është një temë e lehtë për t’u diskutuar, por në të vërtetë kjo temë kërkon një shtjellim shumë më studioz. Me njohuritë e mia modeste do të bëj përpjekje që sadopak të kontribuoj në shtjellimin e kësaj teme.
Sot në botë flitet dhe shkruhet shumë për identitetet e ndryshme, e veçanërisht për atë kombëtar. Cenimi i këtij identiteti ka bërë që në botë të zhvillohen luftëra të mëdha e të përgjakshme. Kështu ka ngjarë edhe me popullin shqiptar. Pikërisht është identiteti kombëtar për ekzistimin e të cilit edhe shqiptarët kanë luftuar me shekuj të tërë. Dhe meqenëse shumë troje mbetën jashtë kufijve si pasojë e copëtimit që iu bë Shqipërisë gjatë luftërave ballkanike, identiteti kombëtar vazhdoi të jetë po ai i njëjti: si brenda kufijve ashtu edhe jashtë tyre. Po i njëjti identitet, por njëherit me veçoritë dhe specifikat e veta i bën të dallohen shqiptarët mes tyre varësisht nga pozita dhe shtrirja e tyre gjeografike.
Në Kosovë, kohëve të fundit nëpër media të ndryshme janë mbajtur debate të shumta nëse ekziston apo duhet të krijohet edhe një tjetër identitet i ri i quajtur “kosovar”. Ekziston vetëm një identitet shqiptar, por këto debate kanë krijuar huti në mesin e popullatës, nëse krijimi i shtetit të ri të Kosovës me himnin dhe simbolet e saj, do të krijonte automatikisht edhe kombin dhe identitetin e ri “kosovar”. Ka të tillë që ideja e krijimit të identitetit kosovar i gëzon pa masë: “Unë jam kosovar, ne nuk jemi si shqiptarët e Shqipërisë” – thonë disa me mburrje. Kurse, për dallim prej tyre, ka të tjerë që flamurin nuk mund ta paramendojnë pa shqiponjë dhe ndryshe nga flamuri kombëtar: “Kurrë nuk do të ndjej diçka të veçantë për flamurin e shtetit të Kosovës, do t’u them fëmijëve se flamuri jonë është flamuri shqiptar. Nëse shqiptarët e Kosovës bëhen kosovarë, atëherë unë do të regjistrohem si pjesëtar i minoritetit shqiptar që jeton në Kosovë” – shkruan studenti Bardhi në një forum diskutimi në internet. Ndërsa te një pjesë tjetër e njerëzve, debatet televizive kanë shkaktuar aq konfuzion saqë ata nuk dinë më se cilit identitet i përkasin: “Në letërnjoftim më shkruan KOSOVO UNMIK…”, përgjigjet me huti një qytetar.
Një komb mund t’i krijojë dy shtete por jo edhe dy identitete të ndryshme. Në botë sot ka shumë raste kur një komb është ndarë në dy shtete të ndryshme por kombi dhe identiteti mbeten të njëjta. I tillë është rasti i Gjermanisë dhe Austrisë që janë një komb i ndarë në dy shtete të ndryshme, po ashtu edhe rasti i Rumanisë dhe Moldavisë që kanë të njëjtin komb dhe flasin të njëjtën gjuhë, por që për arsye të caktuara janë dy shtete të ndryshme.
Por a janë etike debatet të cilat zhvillohen sot në mediat tona? Shpeshherë në media shohim debate krejtësisht të njëanshme në të cilat individë të caktuar mundohen që gjithsesi të imponojnë mendimin kinse me krijimin e shtetit të Kosovës, automatikisht është krijuar një identitet i ri.
Krijimi i një identiteti të ri më së shumti u shkon për shtati serbëve të cilët pretendojnë se në këto treva (të Kosovës së sotme) nuk ka pasur asnjëherë shqiptarë dhe kinse serbët kanë qenë autoktonë. Ç’është më e keqja, krijimi i një identiteti të ri do të thotë se ti nuk ke një të kaluar dhe histori, sepse pa histori je diçka e pa vlerë. Përmes kësaj teorie djallëzore, serbët akoma mundohen që tokat shqiptare të Kosovës t’i kthejnë nën Serbi duke pretenduar para botës se kinse “kosovarët” janë një komb i ri dhe si të tillë ata asnjëherë nuk kanë qenë autoktonë në këto treva.
Ky pretendim i serbëve së fundi i mbështetur edhe nga një numër i shqiptarëve (me apo pa dashje) dëmton seriozisht imazhin, identitetin dhe historinë mijëra vjeçare të shqiptarëve autoktonë në këto treva.
Derisa fqinjët tanë (maqedonas) tentojnë ta blejnë historinë duke i mbushur sheshet e qyteteve (që dikur ishin shqiptare) me “figura heronjsh” dhe identitet që nuk është i tyre, ne shqiptarët duam ta shesim identitetin tonë mijëra vjeçar.
Derisa ka një palë që blen dhe një tjetër që shet identitet, ndoshta edhe mund të bëhet ndonjë biznes i leverdishëm. Por të jeni të sigurt se nga ky biznes dhe shitblerje dëmtohen rëndë shqiptarët dhe përfitojnë shumë fqinjët sllavë me petk të ri evropian, por me etjen e vjetër për tokat shqiptare!!!
Një gjë është e sigurt, Kosova është shtet i pavarur me himnin dhe simbolet e veta, por nuk do të krijohet një identitet i ri, ngase ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë vetëm një identitet shqiptar në këto troje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame