LAJMI I FUNDIT:

Identiteti kombëtar dhe ideja e qytetërimit

Identiteti kombëtar dhe ideja e qytetërimit
Ilustrim

Ilir Cenollari

“E shkurtër dhe e turbullt është jeta e atyre që harrojnë të shkuarën, varrosin të tashmen, friken prej së ardhmes; kur arrijnë në çastin e fundëm, kuptojnë se kanë qenë të zënë gjithë kohën pa bërë asgjë. Por, është tepër vonë”. Seneka (4–65 pas Krishtit)

Për të davaritur paqartësitë e mundshme në lidhje me argumentin në shqyrtim, është me rëndësi parimore të bëhet dallimi mes konceptit “identitet kombëtar” dhe konceptit “qytetërim”. “Identitet kombëtar” është tërësia e tipareve fizike, morale dhe qytetare, që ka një komb i caktuar dhe që e dallojnë atë nga kombet e tjera”.[1] Këto veti janë: gjuha, raca, trashëgimia historike, përkatësia territoriale, kultura popullore, psikologjia shoqërore, e drejta zakonore, mënyra e jetesës, aspiratat politike, feja. Johan Hani theksoi se kombi (identiteti kombëtar) përbëhet nga njësia e gjuhës, racës, zakoneve dhe origjinës së përbashkët. Baza e unitetit të një vendi qëndron pikërisht tek identiteti kombëtar. Vrasja e identitetit dhe shpirtit të kombit do të thotë asgjësim i tij.


Rrugët dhe mënyrat e vrasjes së identitetit kombëtar janë të shumta dhe të larmishme, si vjedhja dhe manipulimi i historisë, asimilimi kulturor dhe etnik, identifikimi i fesë me kombësinë, rrënimi i arsimit dhe kulturës kombëtare, depersonalizimi, zhvlerësimi, indoktrinimi dhe demonizimi i njeriut shqiptar, nxitja e përçarjeve dhe konflikteve të brendshme, kalbëzimi i shoqërisë dhe institucioneve, inkriminimi i shoqërisë etj. Identiteti nuk është i dhënë njëherë e përgjithmonë, procesi i formësimit kombëtar nuk quhet i përfunduar, ai bëhet dhe ribëhet vazhdimisht, prandaj shoqëria duhet të tregojë vëmendje, përkushtim dhe mençuri. Volteri në vitin 1756 theksoi se popujt dallohen nga njëri-tjetri nga zakonet, karakteri dhe gjenia e tyre.[2]

Filozofia apo fryma ateiste në Evropë lindi pikërisht në kohën kur kontinentin e përfshin luftërat fetare midis katolicizmit dhe luterizmit, kalvinizmit dhe islamizmit. Mendohet se vendi që kishte më tepër ateistë ishte Italia dhe kjo ka shpjegim. Shtetet dhe shoqëria italiane në këtë kohë qenë zhytur në batak, krime dhe shëmti morale; filozofët dhe dijetarët italianë të zhgënjyer nga Zoti braktisën qenien supreme dhe u kthyen në kohën e Lukrecit.

Filozofia, morali, interesi publik, pothuaj nuk ekzistonin dhe vendin e tyre e zunë luftërat fetare dhe fanatizmi i krerëve të partive të ndryshme. Papati humbi gati gjysmën e Evropës, konflikti mes urdhrave fetarë dhe fanatizmit e krodhi Gjermaninë në luftë civile! Volteri analizoi gjendjen e Francës së shekullit XVI, duke theksuar se mungesa e diturisë në punët e shtetit kultivoi edhe te njerëzit më të ndershëm praktika supersticioni që turpëronin fenë katolike. Kalvinistët, duke shfrytëzuar abuzimet, gabimet dhe lajthitjet me fenë katolike, ngjallnin një urrejtje të papërligjur ndaj kësaj feje. Demaskimi i mangësive mori përmasa më të mëdha dhe një karakter më të ashpër, sikundër ndodh me të gjithë reformatorët.

Fryma përçarëse mposhti frymën e shoqërisë duke e grisur vendin teje e tej e duke i dhënë një hije turpi. Mungonin familjet e shquara, grupimet e intelektualëve që do të ndriçonin popullin, mungonin akademitë, mungonin teatrot. Nuk kishte asgjë nga ato që do të lulëzonin në shekullin e Luigjit të XIV, ligjet, artet, shoqëria, feja, paqja dhe lufta. Me qytetërim “kuptojmë tërësinë e rezultateve që ka arritur një shoqëri e caktuar në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, si në fushën e prodhimit, shkencës, teknikës, filozofisë, politikës, kulturës, artit, letërsisë, përfshirë institucionet politike dhe ato private”.[3]

Kristo Frashëri theksoi: “Dallimi mes identitetit dhe qytetërimit është i prerë edhe nga një pikëpamje tjetër. Identiteti është pronë e një populli, as jepet, as merret, as tjetërsohet. Përkundrazi, qytetërimi është një arritje me dyer të hapura, jepet, merret, tjetërsohet”.[4] Ideja është se duhet të qytetërohemi, por duke ruajtur identitetin kombëtar, moralin kombëtar, zakonet, traditat dhe vlerat kombëtare. Vetëm lartësimi moral dhe intelektual arrin të pajtojë këto dy prirje apo procese dhe të mos shkaktojë tronditje, pengesa dhe vonesa në udhën e përparimit. Pa themele të forta nuk ka të ardhme të sigurt.

________________

[1] Kristo Frashëri, Identiteti kombëtar i shqiptarëve, faqe 23.
[2] Voltaire, Essai sur les mœurs et l’esprit des nations (1756)
[3] Kristo Frashëri, po aty, faqe 23.
[4] Kristo Frashëri, po aty, faqe 23.

Në trend

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori