LAJMI I FUNDIT:

ICS në Nokia N9

ICS në Nokia N9

Atyre të cilët mendojnë se Nokia në vend të Windows Phone ishte dashur të zgjidh Androidin, do të ju pëlqej rezultati i projektit Nitroid, dhe do të mund të shohin se si duket kjo në një pajisje të vërtetë. Është publikuar alpha versioni i ROM-it për përdorimin e Androidit në Nokia N9.

Është mundësuar dual boot në mes Android 4.0.3 dhe MeeGos me të cilin vjen ky celularë në shitje, ndërsa SO zgjidhet pas ristartimit të pajisjes. Të përfshirë janë driverët 3D, përkrahja për multi-touch, tastet harduerike punojnë, ekrani fiket në gjendje të gatishmërisë, ndërsa është e përfshirë edhe përkrahja për Bluetooth dhe akcelerometrin. Është i përkrahur edhe dekodimi i videos, por për shkak të mungesës së akselerimit harduerik, reproduktimi nuk është mjaftë i rrjedhshëm. Gjithashtu, indikatori i baterisë nuk reflekton gjendjen reale të saj.

Udhëzimet për instalim ndodhen në faqet e forumit zyrtar të Nitroid. /Telegrafi/