LAJMI I FUNDIT:

Ibrahim Gashi e nis me ndarjen

Ibrahim Gashi e nis me ndarjen

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë filluar të pranojnë se bisedimet me Serbinë mund të rezultojnë edhe me hedhjen në tavolinë të ndarjes së vendin në baza etnike, ashtu siç pretendon shteti serb.

Parapërgatitja e publikut për ndarjen e mundshme vjen nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi, i cili gjatë një interviste për KTV-në ka pohuar se në rast që pala serbe do të propozojë ndarje Kosovës, pala shqiptare nuk do t’i braktisë bisedimet, shkruan Zëri.

Këtë veprim Gashi e ka arsyetuar me faktin se nëse kosovarët do të braktisin bisedimet, atëherë do të humbin përkrahjen nga bashkësia ndërkombëtare, dhe se e kundërta do të ndodhë me Serbinë. /Telegrafi/