LAJMI I FUNDIT:

I thuaj Jo substancave narkotike

I thuaj Jo substancave narkotike

Policia e Kosovës, përkatësisht koordinatori rajonal për projekte dhe preventivë pranë Drejtorisë Rajonale të Pejës, në partneritet me Institutin e Shëndetit Publik të Pejës, kanë implementuar projektin ‘I thuaj Jo substancave narkotike’, ku para nxënësve është mbajtur ligjëratë në 11 shkolla fillore në regjionin e Pejës.

Ky projekt është realizuar në shkollat e përzgjedhura nga Drejtoritë komunale të arsimit, ku janë përfshirë 51 paralele, me nxënës të klasave të teta dhe një paralele nxënësish që vijojnë mësimin në gjuhën boshnjake.

E drejtori Rajonal i Policisë Kosovës për rajonin e Pejës, Kolonel Shaban Shala, ka pritur delegacionin e kryesuar nga Drejtori i këtij instituti Adnora Nurboja, për t’i falënderuar për partneritet në punën e përbashkët në realizimin e projektit ‘ I thuaj Jo substancave narkotike’.

Ndërsa, projekti është vlerësuar dhe mirëpritur nga nxënësit, mësimdhënësit, drejtorë shkollash dhe drejtorët e drejtorive komunale të arsimit, të cilët kanë kërkuar që projekte të tilla të ketë edhe në të ardhmen.


Gjatë implementimit të këtij projekti kanë ligjëruar profesionist nga Instituti i Shëndetit Publik në Pejë. Kurse ligjërimin e kanë përc jellë 1358 nxënës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori