LAJMI I FUNDIT:

I gjithë rajoni tallet me “bujarinë” e Telekomit malazez, ofruar për viktimat e tërmetit në Nepal

I gjithë rajoni tallet me “bujarinë” e Telekomit malazez, ofruar për viktimat e tërmetit në Nepal

Në rast të një fatkeqësie të madhe është e zakonshme për kompanitë për të treguar anën njerëzore të tyre, duke u përfshirë edhe ato në ndihmën e të mbijetuarve.

Megjithatë, mënyra se si Telekomi i Malit të Zi ka vendosur për të ndihmuar viktimat e tërmetit katastrofik në Nepal u ballafaqua me tallje në të gjithë rajonin, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

“Telekomi malazez i është bashkuar aksionit humanitare të grupacionit Deutsche Telekom, në ofrimin e ndihmës për popullatën e Nepalit, e cila u godit së fundmi nga tërmeti katastrofik. Telekom do të ofrojë shërbime falas të thirrjeve dhe mesazheve nga Mali i Zi për në Nepal, si dhe shërbimeve roaming për ata që gjenden atje për tu ofruar ndihmë qytetarëve të atjeshëm”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Telekomit malazez.

Dhe si rezultat, kanë pasuar komentet të cilat përveç ironisë, paraqesin edhe mllefin që shprehin malazezët me këtë “ndihmë”.


"Faleminderit, kryesisht të gjithë e kanë dikë në Nepal, kjo do të thotë shumë për ne. Natyrisht, njerëzit nga Nepali kanë nevojë për të biseduar me ne në këto momente të vështira", ka qenë njëri nga komentet.

"Tani do ta thërrasë tezen time në Nepal. E turpi mbi ju!…”, ka shkruar me ironi një tjetër.

Një tjetër ka shkruar gjithashtu: "Tani është një lehtësim, unë mund të bisedojë pa kufi me të gjithë miqtë nga Nepali. Si nuk ju vjen turp!". /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kanali papritmas bëhet i kuq në Argjentinë

Kanali papritmas bëhet i kuq në Argjentinë

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit

Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit

Interesante
Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Kalo në kategori