Hutia e kontinentit te vjetër!
Sot tema ka të bëjë me viktimat. Kur jemi te viktimat, ato në Kosovë janë dy “llojesh”: viktima që kanë të drejt me bë çka të donë dhe ato të tjerat që s’kanë kurrfarë të drejte. Çkado që të bëjnë shihen me dyshim, sepse munden me i shqetësua këto viktimat e para – edhe pse këto viktimat e privilegjuara ende i arsyetojnë krimet që u bënë në emër të tyre dikur dhe ende e terrorizojnë një kontinent të tërë me barrikada dhe me dhunë…!
Pra, ishin ulur në një takim EULEX-i, UNMIK-u, dhe institucionet e Kosovës. Përballë tyre ishin ulur njerëz të thjeshtë, të kërrusur nga dhembja e dëshpërimi dhe po kërkonin përgjigje të thjeshta.
Po kërkonin të zhdukurit nga lufta e fundit. Ajo luftë konsiderohet e përfunduar tash e 12 vjet, me hyrjen e trupave të NATO-s dhe me largimin e falangës serbe nga Kosova.
Na kujtohet të gjithëve kjo falangë duke u tërhequr tek po mbanin tre gishtat lartë në shenjë fitoreje. Edhe sot e kësaj dite ata ndihen dhe sillen si fitimtarë në këtë luftë. Edhe kur dolën në sipërfaqe autofrigoriferët w mbushur me trupa civilësh shqiptarë të cilët më as Danubi nuk po mund t’i fshihte brenda, ata ende nuk ndihen fajtorë. Sikur thonë: mirë ua kemi bërë. Edhe më zi është dashtë.
E ne ishim të dehur nga gëzimi e nuk po e shihnim aspak se me hyrjen e trupave ndërkombëtare nuk ishte thyer ende makineria e krimit, por veç ishte larguar “përkohësisht” nga Kosova. Kjo makineri ende po e mban peng Ballkanin. Edhe kontinentin – kontinentin e hutuar!
Fakti se as 12 vite pas lufte nuk ka përgjigje për kaq shumë persona të zhdukur, tregon se kjo makineri jo vetëm se nuk është thyer, por se faktori ndërkombëtarë po bënë kompromise me të. Po i merr me të mirë. Po i mbyllim sytë. Kërkojnë me u pajtua. Me u pajtua ende pa e zgjidhur nyjën e konfliktit.
Se po duhet bashkë me hy në Evropë! Atje do të ndreqen krejt. Kështu është ideologjia…! Por, ne nuk jemi të përshtatshëm për Evropë. Arsyet ende nuk po i dimë.
Derisa për një incident të vogël që lidhet me një qytetar serb të gjithë ngritën në këmbë, askush nuk ka përgjigje për qytetarët e këtij vendi të cilëve nuk u dihen as eshtrat. Këto nuk janë tema që diskutohen bashkë, do të thonë burokratët makiavellist. Për ta të zhdukurit janë vetëm numra. Asnjëherë nuk e kishin parë shkëlqimin në sytë e tyre. Asnjëherë nuk i kishin përqafuar. Asnjëherë nuk ishin grindur me ta. Thjesht, nuk e ndiejnë mungesën e tyre. Janë numra. Mbase numra të bezdisshëm të cilët e prishin idilin e bisedimeve, ku klounët politik pozojnë para mediave dhe legjitimojnë kandidaturën e një shteti i cili ende nuk ka bërë shkëputje me të kaluarën.
Ndërkohë, të gjithë me radhë, prej Brukseli deri në Beograd e Prishtinë dënojnë aktet kur dikush e gjuan me gurë një veturë të zyrtarëve të shtetit i cili i bëri të gjitha këto ligësi.
Dikur krejt shteti federativ ngrihej në këmbë kur një lopë shqiptare hynte në kallamboqin e një serbi.
Këtu shihej krejt strategjia e nacionalizmit shqiptarë. Kulmi kishte arritur me shishen e famshme të Martinoviqit…!
E sot, shteti i cili i ka bërë këto ligësi ka martë zyrtarisht kandidaturën për të qenë pjesë e Evropës, ndërkohë që ende nuk e dha një përgjigje njerëzore për dhimbjen e familjarëve të cilët nëpër takime e protesta po e zbrazin dhimbjen e tyre me gulçime.
Tingëllon aq arkaike kjo temë në ditët e integrimeve kontinentale. E neve, qeveria jonë ende po na përkundë në ëndrra me liberalizimin e vizave. Me udhëzimin e shumëpritur. Për me shkua në Evropë e me u takua me qindra që dhunuan këndej. Me qindra që vranë këndej, edhe me i marrë ngryk, e me u thënë faleminderit. Ata tashmë i kanë marrë vizat. Kanë arritur me frymëzua edhe militantë si: Breiviku!
Na thonë: mos përgjithsoni! E si të mos përgjithësojmë kur ata ende nuk e kanë kuptuar se kanë bërë keq. As kanë kërkuar falje së paku. Ata ndihen heronj mitik!
E zyrtarët ndërkombëtarë po çuditen me këta njerëz të thjeshtë të cilët me zë të ngritur po i kërkojnë vetëm eshtrat e familjarëve të tyre. Por, Serbia i ka dorëzuar kriminelët në Hagë? Drejtësia ka shkuar në vend, mendojnë ndërkombëtarët. Çfarë doni më shumë ju?
E kujt i hyn në punë kjo, kur zyrtarët e këtij shteti kandidat ende nuk kanë mbledhur fuqi me kërkua falje njerëzore. Ende nuk kanë mbledhur fuqi me u përballë me të keqen e vet, ndërkohë që e mbajnë peng paqen në regjion me konspiracionet e tyre. Ende kanë pretendime me i ripushtua territoret e humbura. Ende dyshohen për nxitje konfliktesh e inskenime përtej imagjinatës së shëndoshë.
A janë bashkëpërgjegjës edhe bashkësia ndërkombëtare? A duhet të ulim kokën para çdo deklarate të ndonjë burokrati të korruptuar kontinental, të një institucioni i cili nuk ka fuqi me i thënë të bardhës e bardhë e të zezës e zezë, vetëm se një pale shtet e ka një veto në një organizatë e cila nuk ka zgjidhur asnjëherë asgjë?
“Nuk i kam veç fjalë”, po thoshte një familjar, “kam me ua pru 55 kufoma para dere, nëse nuk na jepni përgjigje . Pastaj, bani çka të doni me to”!
Para cilës derë o njeri i mirë? S’ka derë ku mundesh me trokitë! Ata janë më të pafuqishëm se ti.
Derisa po dëgjoja një e rrëqethur më kaploi shtatin. Këta thjeshtë nuk duan të ndiejnë për dhembjen tonë. A mos janë këta janë veç burokrat që kanë martë për detyrë me pacifizua këtë vend, qoftë edhe duke e rivendosur gjendjen e cila e kishte krijuar këtë kasaphane. Gjendjen e ripushtimit. Këta si duket nuk e përfaqësojnë askënd, pavarësisht flamujve që i mbajnë në tavolinë para vetes. Kjo frymë koketonte dikur edhe me Hitlerin, Stalinin. Kjo nuk është fryma e Evropës.
Është krejt e qartë: ndërkombëtarët e kanë humbur rrugën në oborr! Edhe më keq, duke ecur hapave të tyre me besim të verbër, e kemi humbur edhe në rrugën, mu në oborrin tonë. Qytetari ka mbet pa troh fuqie. Institucionet kërkojnë nënshtrim në vend se të shërbejnë.
Çka t’u thuhet njerëzve të thjeshtë që nuk duan asgjë më shumë, veç një përgjigje të thjeshtë.
T’u thuhet: po i lodhni kot institucionet, vendorët dhe ndërkombëtarët! Ata kanë të tjera halle. Nuk ka shpresë me marrë përgjigje. Për ‘ta janë veç numra. Është politikë e lartë, pastaj ata janë më të pafuqishëm se ne!
Athua ku janë njerëzit tanë që na i morën nga duart? Nga kolona? Nga shtëpitë? Nga djepat? Nëse nuk qartësohet puna tash, prapë mundet me pas kolona këndejpari. E kemi hallin e të gjallëve, se ne nuk kemi shpresë më. E dimë se të zhdukurit tashmë janë mirë. Janë në dorë të Krijuesit.
Kudo që të prehen, në tokë të Zotit janë. S’ka harta për ta. I lehtë u qoftë dheu.
Por, megjithatë, po i kërkojmë me ngulm të zhdukurit. Për të gjallët!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos