LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën 59 vjeçari, zihet nën rrënoja teksa nxirrte skrap

Humb jetën 59 vjeçari, zihet nën rrënoja teksa nxirrte skrap

Shtetasi Gjin Muslia, 59 vjeç, humbi jetën mëngjesin e të enjtes pasi u zu poshtë nga një ndërtesë e vjetër, teksa rrëmonte për nxjerrje skrapi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mzi të rrethit të Pukës, raportoi Panorama.

Ai është diktuar nga kalimtarë, të cilët pasi konstatuan shembjen e ndërtesës njoftuan policinë. Pas ndërhyrjes së forcave policore, trupi i viktimës u nxorr jashtë, por çdo lloj ndihme për të ka qenë e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë./Telegrafi/